“Inglorious Basterds” – film amerikan me regji te Quentin Tarantino

Une them:

E veçanta (nese ka diçka te veçante) e filmave te Tarantinos ka qene dhe mbetet perdorimi i zhanreve kinematografike tashme te njohura, si filmat me lufte, filmat e tipit “Z-movie” …etj etj, ne nje stad te ri, ne nje nivel te ri. Thene shkoqur, Tarantino i perdor keto zhanre (dhe referencat nga X apo Y film “i vjeter”) si pretekst per te krijuar nje veper te re kinematografike, nje film te ri.

Ketu me duket mua se eshte dhe gjithe muhabeti : deri ku preteksti (ironia) ja arrin qellimit final, pra pjelljen e nje filmi te ri.

Deri me sot, me eshte dukur se filmat e Quentin Tarantinos mund te ndaheshin ne dy “grupe”:

ne njerin, do vendosja “Jackie Brown” (1997) dhe “Death proof“- 2007 (si dhe, deri diku “Pulp fiction“- 1994), si filma ku perdorimi i zhanreve “te vjeter” apo dhe referencave, pra forma “second degré” (ironike) e filmit nuk kthehet ne qellim ne vetvete, por lejon (jo gjithmone, por jo rralle amà) nje shikim “premier degré” (pa ironi) te filmit. Dhe kete jane filmat e mire te tij.

ne tjetrin, do fusja opusin “Kill Bill“, film ku “second degré” (ironikja) kthehet ne qellim ne vetevete, prej nga rezulton nje film mesatar, ne mos medioker, qe e ke veshtire ta besosh në “premier degré” (drejtperdrejtazi, pa ironi) e qe noton me se shumti ne ujrat e kinemase komerciale sesa ne ate artistike.

Isha kurioz te shihja “Inglorious basterds“. Do doja te ishte nga ata te “grupit” te pare, sidomos te ishte i te njejtes vene gjaku me ate te “Death Proof” (qe per mendimin tim mbetet filmi me i mire i Tranantinos). Por nga salla e kinemase dola pa ndonje opinion te caktuar, nderkohe qe gjate filmit, nuk perjetova kenaqesine e perjetuar kur pata pare “Death proof”… Dhe me kalimin e diteve (u bene 3 dite qe e kam pare…), jo vetem qe e harrova filmin, por dhe kur e kujtoj, kam nje kujtim jo fort te mire…

Inglorious basterds” ne fakt, shpesh here eshte medioker, i palexueshem, disa nga aktoret, sidomos ata franceze, jane vertet te keqinj (egoja e Tarantinos, me sa duket nuk ka lejuar te punesoje nje drejtues kastingu per aktorët franceze, te denje me pjesen tjeter te aktoreve…). Nganjehere, mu duk se ne ekran benin sfilatë imazhe te vdekura
Ose: ne film fliten 4 gjuhe, por “llafazaneria” (aq tipike e filmave te Tarantinos, dhe shpesh e suksesshme!), tek ky film nuk funsionon sa duhet, sidomos sidomos ne frengjisht !!

In fine : Tarantino eshte nje kinofil i hatashem, kjo u mor vesh. Por lind pyetja: a eshte kjo gje e mjaftueshme per nje regjizor te kalibrit te larte siç dhe pretendon te jete ??
Diçka çalon… Diçka jo dhe aq “diçka”…, diçka jo dhe aq e vogel. Thuhet se Tarantino mbahet me te madhe si hero i “nën-kulturës” (me demek, i kultures popullore), meqe siç e thekson dhe ai vete neper intervista, referencat e tij vijne nga “nën-kultura”, nga filmat e vjeter per “publikun e gjere”. Dakort. Por mua me duket se, “à force” (duke i meshuar fort) ketij rivendikimi, Tarantino rrezikon te na ofroje vepra mesatare, ose biles dhe nën-kulturë. “Inglorious basterds“, per mendimin tim eshte ilustrimi i ketij rreziku.

Dikush tjeter e ka pare filmin ??
flm

 

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s