“Les beaux gosses”, “BRONSON”, “J’ai tué ma mère”.


1. “Les beaux gosses” (Bukuroshët), film francez me regji te Riad Sattouf 

19104712.jpg

Komedi franceze mbi adoleshencen, e frymezuar jo pak nga komedite e mira te regjizorit amerikan Judd Apatow. Por, pa i kopjuar asnje grimcë !
Nje nga gjerat më interesante te filmit eshte mungesa totale e kuadrit kohor: veshtire te thuhet se ngjarjet zhvillohen ne vitet 80 apo 2000 (psh, mungesa e telefonave celularë).

 

2. “BRONSON” – film anglez me regji te Nicolas Winding Refn

Film bigrafik (biografic picture) mbi jeten e te burgosurit te dhunshem Charles Bronson, qe ndodhet ende prej 34 vitesh ne burgjet angleze, nga te cilat, 30 te kaluara ne celula izolimi per shkak te violences se tij te paimagjinueshme (web-site i filmit : http://www.bronson-lefilm.com/ ).

Per mendimin tim, problemi i filmave angleze eshte gjithmone i njejti : infektimi i tyre nga video-clip-i ! I njejti problem edhe me kete film: u desh te vinte minuta e 20-te ne film qe te shikoja diçka kinematografike, fiksionale : 20 minutat e para ishin thjesht video-clip. Dhe ashtu rivazhdoi filmi, ne me te shumten e kohes.
Kjo lloj “kinematografie” mua me merzit, me ben derr, dramatrugjia e saj eshte fallco, e genjeshtert.
Cuditerisht, nje pjese te madhe te spektatoreve (i kisha ngjitur meje), i mberthen, i habit, u jep shock, goditje. Kjo konfirmon influencen e madhe qe ka video-clip-i sot tek publiku. Sepse, perndryshe, si shpjegohet qe nje gje e tille nuk verehet per asnje sekonde te vetme qofte dhe ne filmin me te dobet amerikan, te peridhes se arte te Hollywood-it (vitet ‘30-’60) ?? Sigurisht, video-clip-i nuk ish shpikur ende asokohe..

 

3. “J’ai tué ma mère” (“Si e vrava nënën time”) film kanadez (Québec) me regji te Xavier Dolan.

Aktori kryesor, qe eshte edhe regjizor dhe producent i vete filmit, sot ka veçse 20 vjeç ! Dhe filmi rrefen ne forme autobigrafike raportet e tij te veshtira prej adoleshenti me nenen e tij.

Film i mire.
Qe veçse mund te lavderohet.
E vetmja gje qe mbetet eshte fakti se, a do ti mbaje keto premtime cilesore kinematografike regjizori i ri, ne filmat e tij te ardhshëm. Per t’u parë… !

 

(vijon ne faqen 2)

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s