“THE GIRLFRIEND EXPERIENCE” -film amerikan nga Steven Soderberg

Kur para dy vjetesh pata pare “BUBBLE“, nje film intimist te Soderberg-ut (i shquar si regjizor i “Ocean 11,12, 13,14,… 21 ), pata shkruajtur:

Por me gjithe deshirën e mire te Soderbergh-ut per te na provuar se ai di të bejë filma jo-komercialë, pra artistikë, kam pershtypjen se ai vazhdon t’i konceptojë keto lloj filmash me të njejtat trukekinematografike të një mistreci (”crafty one” ne anglisht, ose “petit malin” ne frengjisht)”.

Per fatin e tij te mire, dhe tonin sigurisht, Soderbergh nxori para disa muajsh nje film te mrekullueshem intimist mbi jeten e “Che Guevares” qe ne nje fare menyre e hedh poshte hipotezen time te mesiperme. “Che” eshte nje film totalisht i hapur, i sinqerte, aspak manipulues. E perseris: aq me mire per ne shikuesit, aq me mire dhe per regjizorin.

Pas “Che“-së, dje pashe nje tjeter film nga Soderbergh, “THE GIRLFRIEND EXPERIENCE“, qe i ka po ashtu te njejtat atribute. Te pakten, ashtu pretendon te jete : film i nje buxheti minimal, me pak aktorë, dhe ku asnjeri nuk eshte “star”. Pra film intimist par excellence.

Filmi kallzon historine e nje vajze te re, qe shkon me nje djale te ri. Dhe, me dijeninë e plote te tij, ajo prostituoet. Por behet fjale per nje prostitute lluksi, qe seleksionon klientet e saj permes internetit.

Problemi, per mendimin tim, nuk qendron se Soderbergh-u nuk di te filmoje, apo “nuk di te beje film“, apo se eshte film “teorik” (pra ka vetem ca ide te “vena ne jete” dhe kaq). Jo, nga kjo ane filmi eshte plotesisht i justifikueshem. Problemi eshte tek konsistenca, permbajtja e filmit, tek graviteti i tij. Te kuptohemi : jo se filmi duhet te ishte “i rende”, “serioz”. Kurrsesi ! Por i mungon ngjeshja, mbrujtja, edhe pse, çuditerisht, filmi nuk eshte aspak rrenacak, mistrec, “elegant ne shfaqje dhe bosh nga brenda“. Aspak ! Dhe prap se prap, i mungon brumi.

Ne fakt, ky film me ben te mendoj se sa te veshtire e kane ata regjizorë (qe respektojne se pari zanatin e tyre) e qe angazhohen në lëmin e filmave indipendente (ose autorialë). Ose dhe më sakt, se sa i veshtirê eshte rrugetimi artistik per nje regjizor qe do te punoje pa hilé, duke pranuar shpesh edhe deshtimet, po aq sa sukseset.

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s