“Public Enemies” – film amerikan nga Michael Mann

Sot kam dale nga kinemaja jo vetem i pakenaqur, por mbi te gjitha i revoltuar!

Kur kam shkruar ketu (para dy vjetesh) mbi filmin e parafundit te Michael Mann “MIAMI VICE“, kam pas thene se Mann duhet te jete vertet nga te paktit regjizore te Hollywoodit per t’u pershendetur; Nuk i njihja fort mire filmat e tij te meparshem (”Collateral” nuk ka qene keq !), por “Miami Vice” te bente te shpresoje vertet, qofte per nga perdorimi me shume shume talent i kameres video, qofte per nga regjia etj etj etj.

Kesaj rradhe Mann kish veshur pandoflat e Woody Allen-it, ishte bere ultra pertac ! Duke menduar se po hiqte qafe nocionin e pike-shikimit (point of view) te regjizorit, ka adoptuar nje tjeter, nga halli : Dilinger (gangster i viteve 30 ne USA, historine e jetes se te cilit tregon “Public Ennemies“), na paska qene nje YLL, nje star ! Kaq eshte “point of view” i regjizorit : DILINGER WAS A STAR ! Tamam si “pike-shikimet” qe adoptojne revisita te tilla limonade si Paris-Match apo emisione si “Akademia e Yjeve” ! E njejta pertaceri per te stisur nje histori, nje personazh, dy ore e gjysem film pa nje “linje force” te vetme, pa pike kerkimi te se vertetes, pa me te voglen hije te ndonje problematike, cilado qofte ajo. Asgje !

Po mire, dakort : gangsteri Dilinger ( Johnny Depp) na paskerkesh qene nje yll, nje star. Por, si e perceptonte ky njeri vdekjen, perndjekjen (nga policia) ? Po me trupin e tij, ç’ndodhte ? (si trup fizik, ne nje veper kinematografike) ??
Hiç ! Asgje nga keto ! Asgje ! Ne vend te ketyre, skena aksioni te pafundme, me bresheri te hatashme, e mbi te gjitha, te pakuptueshme (per nga mizaskena). Ne vend te ketyre, kemi skena interieresh shtepish te ngjyrosura me ngjyre mustarde (ose m…), ndersa skenat ne natyre te hapur, ngjyre blu metilen(blu nate). Asnje nuance ! O njeren, o tjetren ! Shto pastaj qe ne disa plane filmike, Mann ka hequr filtrat nga kamera-DV e tij dhe … filmi duket si “making off” i filmit.

Te marresh nje mit (gangsteri ne fjale) dhe te besh nje film pa bere kurgje, eshte pertacia me e keqe, them une. Une e marr vesh qe Michael Mann desheron qe ne spektatorët ti besojme “rrufeve” te tij poetike, “kozmike”, por ai injoron komplet universion ku jetonte ky gangster kaq i famshem !! Si ti besoj une poetikes se tij ??! Tek “Miami Vice” me kujtohet se shihnim Miami-n siç nuk e kishim pare ndonjehere; tek “Collateral” ishte qyteti qe hynte ne raport interesant me personazhin. Po tek “Public Ennemies” ?? hiç, kurgje…

Le pastaj loja e aktoreve… ; Johnny Depp nuk e misheron per nje sekonde te vetme Dilinger-in ( a thua se e vetmja gje qe i interesonte gjate xhirimit te filmit ishte “aman sa te mbaroje xhirimi e te marr ato parà se ky s’eshte film per mua !”); Christian Bale a thua se eshte akoma duke luajtur Batman-in tek “The dark night” dhe s’ka me nevoje te nderroje rregjister; e keshtu me rradhe…

Ok, disa thone qe ne film duhet pare “nje cope nga historia e Amerikes” (k’shu thote Cahiers du cinema). Po mire, po cili amerikan nuk qenka mbartës i historise se Amerikes ?? Edhe David Lynch-i, aq psikedelik sa eshte, dhe percjell, misheron diçka nga vendi i tij, nga Amerika. Mor po edhe filmat e francezit Godard flasin diçka per Ameriken ! Aq fjalamane sa eshte Amerika, ku mos thuash diçka per të !

In fine, ky film me kujton ato ushqimet e dezidratuara qe u jepen kozmonauteve kur shkojne ne hapsire : ato jane gjasme-ushqime, jane veçse nje fare ideje se ç’eshte ushqimi. “Public Ennemies” eshte nje si ide e vaget se ç’do te mund te ishte ky film, por jo ai qe eshte.

Ne fakt, me mire Michael Mann t’u rikthehet serive televizive qe realizonte ne fillimet e veta. Po tregohem cinik duke shkruar kete gje, ok, por te pakten, heren tjeter, nuk do me genjeje mendja se Mann “mund te kete bere film te mire”…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s