“Los Abrazos Rotos” (PERQAFIMET E NDRYDHURA) film nga P. Almodovar

Image result for los abrazos rotos

Disa filma te festivalit te sivjetem ne Kanë (qe ende s’ka mbaruar) kane filluar te dalin neper ekranet e kinemase.

Kete vit e kam bo bismilah me atë me te fundit te spanjollit Pedro Alomodvar.

Dhe qe eshte film i mire ! Ne fakt, kjo vjen sepse Almodovar kesaj rradhe propozon nje mizaskene (regji) shume here me te ftohte dhe te shtruar se ne filmat e tij te meparshem, pa replika “me llafe t’pista” (siç na kish mesuar ne jo pak filma te tij — dhe jo se “llafet e pista” kane ndonje gje te keqe, por varet se si i perdor ato) si dhe pa fantazira seksuale ( jo se “fantazirat seksuale” kane ndonje gje te keqe, por varet se si i perdor ato).

Los Abrazos Rotos” (PERQAFIMET E NDRYDHURA) eshte per mendimin tim i nje pjekurie per t’u lavderuar (”hable con ella”- 2002 ishte tashmë per t’u pershendetur). Ka jo pak gjera interesante ne filmin e fundit te Almodovarit, siç eshte ajo e perzierjes se artit te te berit kinematografi me jeten, ose fshehjen me jo pak talent te nje farë misteri, enigme (te natyres se qenies njerezore). Ndofta keto gjera nuk jane te gjitha te arrira, por gjithsesi, film me densitet dhe elegance imazhesh deri diku per t’u lavderuar. Dhe biles jo pak per t’u lavderuar !

ps: zor se Penelope Cruz do te kete rast tjeter ti ofrohet nje rol kaq i bukur.

Gjithsesi, Almodovar eshte nga ata regjizorë qe te krijone pershtypjen se “i dine te gjitha keto”, por per 101 arsye (per arsye financiare, per arsye te mos-frymezimit artistik… etj etj), ne jo pak raste e kane neperkembur keqazi integritetin e tyre artistik. Filmi i tij i fundit, per fatin e mire te spektatorit, konfirmon te kunderten por ç’e do, eshte shume vonë, i gjori spektator eshte mesuar te pelqeje dekoratizmat e meparshem almodovarianë dhe e ka veshtire te “ndërroje” mendje… (mikeshês ruse nuk i kish pelqyer fare-fare filmi… doemos !).

Biles, ka diçka interesante ne kete “histori” : po te shikosh trailer-in e filmit, eshte beterr!

 

Ne fakt, gjithshka qe shikohet ne trailer per fat te mire pothuajse nuk eshte fare ne film (eshte, por nuk duket, nuk eshte ajo qe bie ne sy). E kam fjalen per dekoratizmat qe ka zakon te aplikoje Almodovar ne filmat e tij, te tipit : “kam gjetur nje tapet ultra, do ta vendos tek skena nr.9“. Kesaj rradhe, pothuaj se nuk ka fare “koncepte” te tilla.
Po ashtu, ne TRAILER shihen jo pak skena perqafimesh qe qelbin erë “WangKarWai-concept” (skena perqafimesh, taka kepuce grash mbi tapete te “bukura”…) . Asgje e tille ne film : skenat jane më se shumti subtile, te thjeshta, precise.
Dhe Penelope Cruz eshte vertet magnifique ! Në lojën e saj me dritë, aktorja eshte gjithe kohen duke bere diçka te papritur dhe sovrane. Almodovar-i duket i fashinuar pas saj, aq shume sa harron (shyqyr, me ne fund !!) dhe manjakeritë e tij qe ja njohim mire : me ne fund, regjizori e lë kameren te filmoje lirshëm aktoren, pa patur nevoje ta fokusojë atë ne raport me nje poster te vendosur majtas, ne fund te banjës se dekoruar me pllaka blu dhe te verdha 

Dhe se fundi, me duket se kesaj rradhe regjizori e ka lënë menjanë dolorizmin (“dhembshurinë”) e tij tipike katolike per t’u koncentruar tek rrëfimi puro. Dhe pikerisht ne ate moment dhe mua me pelqen filmi i tij : s’ka më lot, por ka jo pak kenaqesi !

 

 

 

 

One comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s