“Tulpan” – film kazak nga Sergei Dvortsevoy

Prap m’u kujtua nje thenie e atij qe e kemi zënë aq shume ne goje sa do e kete kapur lemza (lemëz shqiptare!), e kam fjalen per Godard-in qe thote : “Sot mileti më mire preferon nje film medioker amerikan sesa nje film medioker bullgar“. Vetem se kesaj rradhe, tulipani nuk eshte bullgar, por kazak. Keshtu qe personalisht, me mire komentoj “Eagle Eye” se sa Tulipanin kazak.

E di pse ?

Qe mos perseris veten: kemi folur para nja dy javesh per kete punen e filmave te festivaleve (e qe nuk lene çmim pa marre në to- ky eshte nje syresh). Te thoja,

 Postuar më parë nga autori
Prandaj, jo rastesisht nganjehere degjohet te thuhet me te drejte se behet fjale per filma qe vijne nga ish-vende te Botes se Trete, por qe i drejtohen vetem “publikut sqimatar oksidental” ose etiketohen ne menyre pezhorative si “filma festivalesh” : me gjithe respektin qe kam per nje pjese jo te vogel te ketyre “filmave te festivaleve“, diçka te vertete ka ne kete mes !

Po me qe ju futem kesaj “valleje”, po e çojme deri ne fund: dy skena mund ti shpetohen atij filmi (dhe qe jane vertet te shkelqyeshme) : ngordhja e shelegut dhe ajo skena e lindjes se qingjit. Pjesa tjeter e filmit… burlkesk blegtoral me nje doze te vogel (thuaj shyqyr qe ishte doze e lehte!!) kusturiciane. Por mos thuaj “skenar i mrekullueshem” ! Po qe se e quajme te mrekullueshem skenarin ne kete film… vaj halli ! Nese ka diçka qe çalon keq fare, eshte pikerisht fakti qe filmit i mungon l’écriture cinématographique (nuk di si ta perkthej mire kete nocion, por bera nje search kot fare ne google, dhe me doli ky mini-artikull qe shpejgon dy gjera te vogla mbi kete nocion: http://www.cinergie.be/article.php?a…display&id=462

Cilesi teknike po, ate thuaj, filmi ka, dhe i ka fale kameramanes qe eshte per ti hequr kapelen – qenka nje polake qe u quaka Jolanta Dylewska (foto)

 



autori
,

Per nder te partise nuk po te kuptoj se si e ke hallin me keto filma qe mbahen me zor ne kembe sepse mileti nuk i beson.

Ok, pra do te dish pse ju “qepem” nganjehere ketyre filmave qe mezi shihen nga 50 mije veta maksimumi.

– E para, nuk u “qepem” hiç fare, sepse edhe “Z32” ose “24 City” ose “El canto del ocells” (mora vetem shembuj te 2009, ok ?) jane pare nga 50 mije spektatorë, ne mos edhe me pak, por qe personalisht më kane pelqyer sa s’ka më! Keshtu qe hipotezen e numrave te kolltukut te spektatoreve, lere menjane.

– E dyta, dhe me kryesorja, “u qepem” disa syresh-ëve, sepse shpresoj qe sot ne 2009, te mos kem te njejtin shikim ndaj nje filmi nga shikimi qe kam patur, te themi ne 2005-ën (kur kujtoja dhe shkruaja ketu ne forum se “Broken flowers” ishte film i mire shume !! ). O qe vdeksha une… ! Mire atehere aq dija, po ja qe sot sikur nuk dua tj’a fal vetes të vend-numëroj, se kam lene nje halé me parà neper kinema ! lol. Une po deshe ti, edhe them “waaaaa, film i mrekullueshem” ( me demek film indipendent, i “vogel”, pra duhet mbrojtur — vdeksha une, se ngeli per tu mbrojtur tek ky forum…), po ç’u kuptua ?? Dhe shpresoj vertet te mos kem te njejtet sy qe kam patur ne 2000-shin apo 2005 (te mos them më heret…. se me vjen çik turp nga vetja…. ). Shkurt muhabeti, kam vendosur te nderroj vazhdimisht numrin e syzeve, keshtu ma thote mendja (meqe doje ta dije). I kisha rene larg-e-larg ketyre koheve te fundit, po meqe e do troç, ja ta thash.

 

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s