“24 CITY” – film kinez nga Jia Zhang ke


 

Kur them une qe njeri nga tre kineastët me te medhenj te shekullit te XXI eshte kinez (dy te tjeret jane njëri portugez e tjetri tailandez), disa kujtojne se bej shakà…
Dhe ky eshte Jia Zhang ke.

24 CITY” eshte filmi i tij i fundit, i konsideruar më se shumti si dokumentar, edhe pse filmi gersheton dokumentarin me fiksionin.

Gjithshka ndodh ne Chengdu, qytet industrial ku ndodhej Uzina 420, nje nga me te medhate uzina te armatimit ne kohen e Maos. E qe sot eshte zevendesuar me nje qytet krej te ri qe quhet “24 CITY“. Pikerisht sot, Jia Zhang ke filmon 8 ish-punetorë te kesaj vitrine te kohes se socializmit kinez. Filmon fjalen e tyre. Per te na rrefyer Historine Moderne te Kines.

Film meditativ, “24 CITY” perzien realen me imagjinaren, intimen me historiken, temporalen me organiken. Ne fakt, puna e Jia Zhang ke ka diçka prej Saint-Simon-it, shkrimtarit te famshem te shek XVII qe shkruajti “Kujtimet” titanike te Oborrit mbreteror francez: duke i vendosur ngjarjet e filmit ne ditet tona (sot), e duke e perqendruar objektivin e tij tek njeriu, regjizori rrefen sa per qytetin Chengdu, aq edhe per Kinen, e prej ketej, per Boten ne pergjithesi. Boten e te gjithe kohrave, boten e te gjithe vendeve.

Pra 8 deshmitarë rrefejne pjese nga jeta e tyre. Disa jane personazhe te vertete, disa… aktorë ! Por gjuha e te gjitheve eshte e zgjedhur, e punuar, nje gjuhe e qarte dhe poetike nderkohe. Fjala i ngjitet fizikisht imazhit, duke gjetur gropa, kamare, nganjehere dhe superpozime te mundshme, e mbi te gjitha, fjala gjen zëra njerezorë per tu shprehur.

Ose thene me shkoqur, “24 CITY” eshte ne nje fare menyre “Perpara, Rini!” e Jia Zhang ke-së: shfaqja para syve tane e nje grushti te vogel njerezish (ish punetore, pasanike te rinj kineze, nsotalgjike te kohes qe shkoi…) nepermjet fjales dhe adresimit, nepermjet qarkullimit te vazhdueshem te mendimit (nga nje trup tek nje tjeter, nga nje dritë tek nje tjeter, nga nje vend tek nje tjeter, nga nje kohe tek nje tjeter, nga nje fjale tek tjetra…). Mendim qe me ne fund sintetizohet permes vargut te poetit irlandez William Yeats : “Gjanat qe ne kena bà e kena mendue, perpara se t’zhduken, shperndahen si tamli i derdhun mbi nji gur”  (”Les choses que nous avons pensées ou faites / Se répandent forcément avant de disparaître / Comme du lait versé sur une pierre”).

 

 

 

 

 

Advertisements

One comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s