“Z32″- film izraelit nga Avi Mograbi

 

Zyrtarisht, ky eshte dokumentar, por per mendimin tim, nuk do kish fiksion qe nuk do ja kishte ziline nje filmi te tille, fiksion e shkuar fiksionit! Per nje arsye te thjeshte: 3 fotot e meposhtme me duket se flasin aq shume, sa nuk ka nevoje per koment:

E megjithate, mund te thuhet shume per kete film gjenial!

Regjizori ulet e filmon me kameren e tij, rrefimin e nje djaloshi te ri izraelit perballe mikeshes se tij, me kusht qe fytyrat e tyre te jete e maskuar. Rrefimi ka te beje me raprezaljet qe skuadra ushtarake ku ai bente dikur pjese ndermori asokohe (gjate Intifades se dyte palestineze, ne 2000-shin), e ku u vrane 2 police paletineze.
Ne fakt, behet fjale per nje krim lufte. Por meqe djali i ri nuk ishte veçse zbatuas i nje urdheri ushtarak, fakti qe ka vrare nje njeri, duket se nuk i ben aspak pershtypje. Se paku, ne fillim te bisedes. Ne fund… diçka me ne fund leviz ne ndergjegjen e tij. Kete diçka perpiqet te filmoje regjizori, pikerisht kete “diçka” te vogel, por qe e ben filmin me teper se te madh!

Po me kujtohet nje fragment nga “Copeza bisede me Jean-Luc Godard”: ne nje moment, ky i fundit, pasi ka pare nje metrazh te shkurter te nje studentjeje, i thote asaj: “Ok, shume mire, ti ke filmuar pergjate 2-3 minutave nje pulë. Pastaj, hop, e harron pulen, dhe hidhesh e filmon diçka tjeter ! Po pse nuk vazhdove me pulen ? Të interesoheshe per te, nga vjen kjo pule, nga do shkoje, ç’do ndodhe me te… etj etj etj”.

Pikerisht, regjizori izraelit interesohet per diçka “te vogel”, dhe avancon ne menyre te hatashme ne filmin e tij, sekuencë pas sekuence. Ai vendos si fillim nje dispozitiv te thjeshte, nje rrefim, per ta drejtuar ish-ushtarin te germoje ne kujtimet e tij. Dhe me kete rast, ta beje spektatorin (sigurisht, mbi te gjitha spektatorin izraelit !) te kuptoje sadopak se ç’peshe morale dhe psiqike ka nje masaker, qofte dhe nje nga ato raprezaljet qe kryen zakonisht nga nje ne jave ushtria izraelite, si kunderpergjigje e atentateve te palestinezeve, raprezalje qe ne fakt kane per qellim fshirjen sa me te shpejte te atentateve nga kujtesa.

Ne fund, “Z32“, me te drejte nuk shkon deri aty sa ish-ushtari ti deklaroje haptazi te dashures se tij se eshte bere pishman : per regjizorin, kjo nuk ka te beje fort me djalin e ri si person(fundja, ai nje urdher zbatoi!). Permes nje dispozitivi filmik neutral,(regjizori ja lë kameren djalit te ri ta vendose ku te doje, dhe vete si kineast, nuk qendron më pas kameres), pra qellimi i regjizorit eshte gjetiu: lindja e fjales se vertete (faire surgir une parole vraie), duke vene sadopak ne levizje koshiencen e heroit te tij.

Avi Mograbi, qe padyshim sot per sot eshte regjizori më i talentuar izraelit, eshte i ndergjegjshem se drama e vertete e popullit te tij, eshte pikerisht ajo drame qe i pengon izraelitët te bien ne paqe me vetveten, te pajtohet me vetveten, te pushojne se fshehuri ne ndergjegjen e tyre masakrat e ketyre 50 viteve. Duke qene koshient per kete gje, filmi i tijnuk merr persiper te integroje nje akt kriminal ne gjirin e memorjes kolektive te nje populli (siç bente “Waltz with Bashir”). Jo. Ky film nuk punon me inkoshiencen, por me koshiencen e nje njeriu: djali i ri, pas dhjetra tentativash (copeza bisedash), me ne fund ndergjegjesohet qe, personi qe po flet para kameras (pra ai vete), nuk eshte  ai person qe kreu krimin.

U ndergjegjesua te pakten nje njeri, dhe kjo nuk eshte pak! Ndaj, ç’rendesi ka nese filmi eshte “dokumentar” apo “fiksion”?!!

Advertisements

One comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s