“Kenge e zogjve” (El Cant dels ocells)- film nga Albert Serra.

Image result for albert serra movie

Dy gezime ne nje dite, dy filma une sot ….

Postuar më parë nga korçar:

“Kenge e zogjve” (El Cant dels ocells), film nga Albert Serra.

Ne fakt nuk di mire si te filloj. Nuk e kam lexuar biblen. Pra si fillim, duke qene se nuk e kam lexuar biblen ne shqip me duhet te pagezoj disa personazhe biblike, te cileve, edhe njehere, nuk u di perkthimin emeror ne shqip… Aleluja! Shkurt muhalebija, filmi rilexon historine e “tre mbreterve astronomë” (les rois mages) qe udhetojne ne kerkim te biçimit, (me falni) femijes, Jesus. Imazhet jane bardh e zi. Dhe pergjate 99 minutave shikon “tre astronomët” te shetisin neper shtkretetira te ndryshme, qofte mal me rere apo mal me gurre, sa aty ketu, diç flasin madje… Mjaft se nuk ma ka enda te harxhoj frymen per te folur per frymat e shenjta.

Me rampo llaf, filmi eshte i nje radikaliteti te persosur, si ne teme dhe ne estetike. Albert Serra, regjizori, duket nje “K” me brire (e kam pa tallje). Filmi levron seriozitetin e qesharakes si dhe qesharaken e seriozitetit. Ne baze te kesaj formule, duhet te ishte film i mire… Nuk e di, dhe as ka ç’me duhet. Sidoqofte disa nga imazhet te lene gjurme perkohore. (Kot po shkruaj, se s’kam ç’bej…)

Andej nga treçereku i filmit, ka nje skene ku shihet Isufi (Jozefi, babai i Jesu krishtit), mbi nje gur, qe s’ben asgje e qe zgjat nja 10 minuta. Se marr vesh si durova. Por ate qe s’marr vesh eshte se, pse regjizori e ka vene ate skene aq te gjate. Ose per te matur durimin tim, ose per te tallur b…. ; Por nuk besoj se e ka vene per tu dukur “film art”, sepse gjithe pjesa tjeter te filmit, siç thua ti, ka imazhe qe lene gjurme.

Postuar më parë nga korçar
Filmi levron seriozitetin e qesharakes si dhe qesharaken e seriozitetit.

Ne nje linje me kete qe shkruan, mu duk film as i shenjte, as profan. Diçka midis te dyjave. Mistik, por pa mistikë.

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s