“35 Rhums” – nga Claire Denis

Image result for 35 rhums

Me pelqeu dhe mua filmi i saj, “35 rhums“. Megjithate, siç ka momente vertet plot pasion kinematografik (psh skena kur futen ne nje bar, te lagur nga shiu, dhe kercejne), ashtu ka edhe momente më pak te arrira (nganjehere merzitesha e behesha derr, po s’ka gje !).

Per mendimin tim, kjo vjen nga qe Claire Denis, ne disa segmente te filmit te saj, te jep pershtypjen se deshiron t’i ike fiksionit. Ose nguron. Ose i trembet (si te thuash). A thua se ngurron te beje film, te beje “du cinéma”. Kam pershtypjen se kjo vjen nga qellimi i saj i mire per te mos rene ne gracken e narracionit, ose nga nje fare “frike” nga fiksioni, tipike tek dishepujt e Godard-it (po me kujtohet nje tjeter regjizore, Chantal Akerman, disa filma te se ciles “vuajne” nga e njejta gje).
Thene me thjesht : here pas here ne film, te krijohet pershtypja se regjizorja i “trembet” deontologjise se profesionit te saj, pra te kineastit (deontologji e nje profesioni eshte ansambli i rregullave, normave dhe principeve te nje zanati).

ps: ka nje aktor (qe shfaqet shpesh ne filmat e e Claire Denis) e qe eshte dhe ne kete film, Grégoire Colin. Me pelqen shume ! Sikur edhe 3 minuta te shfaqet ne film, e mbush filmin ! Me duket sikur do te jete Gérard Depardieu i shek XXI ! (foto):

Image result for 35 rhums

 

….

… doja te thoja, qe ne filmin qe pashe, jo gjithe kohen ka dialektikë, dylexim, komunikim (“dialog”), qarkullim (Ca ne circule pas tout le temps). Atë boshllek qe Godard-i e mbush me theniet apo teorite e tij per kinemane, Claire Denis me ç’a ta mbushe ?? Nje Godard ka, s’ka 10…

Por kjo nuk eshte ndonje “kritike” qe i bej filmit, eshte thjesht nje konstatim. Pune e madhe se u merzita nganjehere gjate filmit ! Ne fund, dola i kenaqur. Ne kete prizem te thoja qe, kur dola nga Tony Manero, dola bosh, ose siç te shkruaja, dola si i “mashturar” nga regjizori. Ose, kur them se filmat jane si njerezit, une më mire rri me nje njeri (ose shikoj nje film) qe ndofta edhe më merzit here pas here (fundja, a ka njeri qe nuk te merzitet asnjehere ?? ç’a tmerri nje njeri i tille…), sesa te rri me nje njeri (ose te shikoj nje film) qe te jep pershtypjen se qellimi i tij i vetem eshte qe ta pelqej ne maksimum, pra te më shastisë nga mend ! Beurk !

 

 

4 comments

  1. me pelqeu. Film francez i thjeshte e i trajtuar bukur mbi mardhenien baba-bije.

    Zgjatjet kohore duke qene se mendohen si “staple” te filmit “autor”, i perdorin pak si teper.
    E humba ca fillin e kontradiktave te tij me thene te drejten.

    Liked by 1 person

    1. Film i mirë ! 100 here më mirë me pa nje të tille se sa ata qe “ta mbajne frymen”. Tani qe shkruaj é rikujtoj dhe do doja ta rishihja nje ditë. Po ç’te (ri)shoh më parë. Watch-lista shtohet, nderkohe qe jete na shkurtohet
      😉

      Like

      1. Shkrim i gjate.
        Filmi me paska pelqyer me shume se ty. Eshte nje film i fresket, qe dmth. eshte dicka qe clodh.
        Hapjen e ka shume te bukur, me solli ne mend Hong Sang-soo, i cili nga ana e tij ke thene ngjason me Rohmer.

        Like

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s