“Tony Manero”- nga Pablo Larrain

Une jam plotesisht dakort me te gjitha keto qe thua ti, por… ne leter ! Ne film, ajo qe me shqetesoi disi gjate shikimit, eshte fakti qe nuk arrita te pozicionohem ne raport me personazhin qe shihja, ose siç ke qejf ti te thuash, “shohim nëpërmjet vështrimeve të tij”.

Kete nuk kuptova (ose me sakt, nuk ndjeva) une. Ose edhe më sakt, m’u duke “strange” (e çuditshme): a kisha te beja me dikë qe eshte ne limitet e te mefshtit (simple d’esprit) apo me nje manipulator me patentë te klasit te pare ??! Ose, edhe nese jane te dyja (une nuk “pashe” gje!), nuk kuptova (nuk pashe, nuk ndjeva) raportet qe kishin personazhet rrethues me heroin kryesor te filmit. A e merrnin per tiran, apo per torollak ?? Qe personazhi kryesor flet pak, kjo nuk eshte ndonje merite ne vetvete ne nje film. Ndaç te fliste pak, ndaç te fliste shume, une doja ta kuptoja (ta lexoja, ta shikoja, të me shfaqej para syve) si personazh, te merrja vesh se kush eshte dhe ç’fare ben dhe pse eshte ashtu siç eshte. Por per kete nuk e ka fajin personazhi, por regjizori, qe nuk na e dorëzon personazhin, qe nuk na e “jep”. Mu duk se regjizori luan nje çike si macja me miun me mua si spektator, qe ta beje interesant.
Nuk eshte puna se “nuk eshte film i mire”, talent ka aty, ok, (“te dhjefsha talentin – tha, se nuk eshte vetem pune talenti !”  ), por filmi here me argetonte, here me nevrikoste…

i çuditshem …. (por jo personazh i çuditshem, por film “i çuditshem”, qe te kuptohemi.
Ose per paralelizem: me la te njejten ndjesi “te çuditshme” qe me kish lene rumuni “4 muaj, 3 jave, 2 dite” : shume te talentuar keta regjizoret e rinj te kesaj “rrace”, ok ok, por ja qe me bejne nje çike nevrik me kete performancen e tyre “marramendese”…


 

po shtoj diçka qe te jem disi me i qarte,
E mban mend filmin rumun 4 muaj, 3 jave, 2 dite? Pata thene askohe qe filmi, edhe pse nuk eshte i bere pa talent, problemi eshte se ta merr shpirtin, te merr frymen, nuk te lé nje minute te vetme te marresh fryme : regjizori nuk i jepte asnje shanc te vetem heroines se filmit, qofte dhe per te pushuar 5 minuta !! Me te njejtin pikeshikimi e shikonte nga fillimi ne fund heroinen e tij : Viktime, viktime, viktime ! (ndofta ndaj dhe, e vetmja skene e mire e filmit, eshte ajo kur vajza e re shkon tek shtepia e te dashurit te saj dhe hà darke me njerezit e tij, sepse pikerisht, me ne fund, me ne fund, pak pushim dhe per heroinën). Shkurt, a thua se regjizori kishte per objektiv te vetem te na habiste, te na habiste dhe vetem te na habiste. 2 ore film dhe vetem nje qellim artistik paska nje regjizor ?? Sepse duket sikur regjizori te thote : “Te tjerat, i di une, ju habituni, trondituni, vetem per kete keni ardhur ne kinema !”.

Identik i njejti problem edhe me kete kilianin (regjizor i ri dhe ky, si puna e rumunit, duket qe jane te te njejtes “shkolle”). I njejti problem me Tony Maneron e tij : Po ç’fare raportesh ka ky Tony me ata qe e rrethojne ? Per ç’fare e marrin ata (dhe ne, si shikues, bashke me ta): e marrin per tiran, per torollak apo per delirant ? Asnje pergjigje nga regjizori : merreni siç jua tregoj une, regjizori, dhe mos e lodhni mendjen !

Por me duket se, germo e germo, e gjitha kjo e ka nje shpjegim. Ti e pé qe filmi eshte i frymezuar nga nje histori e vertete, pra ne Kilin e viteve 70 ka ekzistuar vertet nje njeri i tille, i marrosur pas John Travoltes së “Etheve e se shtunes”. Ok deri ketu.
Po shikoja pak dosjen e regjizorit, per filmin. Perveç faktit qe filmi i dedikohet X (filan) personi … asnje fjale me teper per kete person ! Me nje fjale, regjizorit (i cili vete nuk kish lindur ende kur personi ne fjale kercente para pasqyres si John Travolta !!) i lind ideja te beje nje film per të, por… vetem e vetem qe te na çudise ! Duket ashiqari qe regjizori di pak gjera di per kete njeri, dhe duket ashiqari qe pak i intereson ! (Me kete nuk dua te them se nuk eshte e drejte e regjizorit te beje nje film per nje periudhe kur vete ka qene foshnje, kurrsesi !).

I njejti demarsh artistik, me duket, ka funskionuar edhe per “4 muaj, 3 jave, 2 dite“. Regjizori, çunak i ri, as qe kish lindur kur rumunet ne kohen e Causheskut abortonin klandestinçe. Kjo nuk ja mohon te drejten per te bere nje film per ate periudhe, por nese i futesh nje gjeje te tille, duhet te interesohesh vertet per njerezit dhe ngjarjet qe filmon, dhe jo te mjaftohesh me truke artistike te tipit :
-kamera ne sup, se duket si “ngjarje e gjalle”
-mos vë muzike ne film, se ka thene Tarkovski qe s’duhet muzike ne nje film artistik
-qepju kemba-kembes personazhit kryesor, se keshtu i hyp tensioni publikut
etj etj etj

Ndaj dhe me kujtohet qe publiku rumun e priti shume ftohte ate film, dhe mediat rumune kishin shkruar : “Nuk e marrim vesh se ku do me dale regjizori, pse e ka bere”.

Jam i bindur qe te njejten gje do kene thene ata pak kilianë qe mund ta kene pare Tony Maneron. Ndersa ne “perendimorët”, duhet ta adhurojme filmin ! Ca fait intelligeant ! …

Prandaj, jo rastesisht nganjehere degjohet te thuhet me te drejte se behet fjale per filma qe vijne nga ish-vende te Botes se Trete, por qe i drejtohen vetem “publikut sqimatar oksidental” ose etiketohen ne menyre pezhorative si “filma festivalesh” : me gjithe respektin qe kam per nje pjese jo te vogel te ketyre “filmave te festivaleve“, diçka te vertete ka ne kete mes !

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s