“Uç maymun” (TRE MAJMUNËT) – film turk nga Nuri Bilge Ceylan

   

Keshtu e kane filmat : disa regjizore qe ndofta s’para i kemi per zemer, na habisin nganjehere per mire, te tjere qe i duam fort, ndonjehere edhe na zhgenjejne…

Turku Nuri kesaj rradhe hyn tek keta te fundit : “Uç (3) majmunët” e tij eshte per fat te keq goxha larg nga magjia e filmave te tij te meparshem: “Uzak“, “Klimat“… etj etj.

Kuptohet, Nuri Bilge Ceylan eshte kineast qe di se si dhe ç’fare ben, por kesaj rradhe ka rene ne auto-parodi (duke perseritur veten deri ne majmunllek). “TRE MAJMUNET” ka nje merite te padiskutueshme: skenari eshte fort i mire, historia eshte më se interesante dhe fundi i filmit eshte exellent ! Por… mizaskena e zgjedhur, duket se nuk eshte ajo qe do te duhej. Shpesh skenat e filmit jane pozante, te renda, mbushur me referenca te stër-nenvizuara (Tarkovski, Tarkovski, Tarkovski…). Imazhi filmik shpesh tingëllon fallco, i sforcuar, keshtu qe trajtimi estetik kthehet ne qellim ne vetvete. Le pastaj ngjyra mustardë e filmit, qe te kujton ato te viteve ‘80 (e qe nuk i dua hiç…).
Motiviet e “Tre majmunve” jane genjeshtra, xhelozia, arroganca e pushtetit. E gjitha kjo per te na folur mbi kondicionimin njerezor (human condition), per te cilin, ndofta nuk kish nevoje perdorimi i nje estetike kaq te sforcuar…

ps: ka nje skene vertet te mire: kontakti ne krevat i gruas me te shoqin qe kthehet nga burgu. Zgjat vetem 5 minuta. Aty rigjeta edhe njehere doren dhe mendjen e regjizorit turk, qe me kujtoi te mrekullueshmin “Klimat”. Eshte e vetmja skene qe mund ti shpetosh filmit gati dy oresh…

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s