“Il Divo”- film italian nga Paolo Sorrentino

Domethene, ky italiani Sorrentino ka bere nje film per Giulio Andreottin, nje nga figurat politike më jetegjata te Italise se pas-luftes (7 here kryeminister dhe 25 here minister!).

Film tmerresisht barok, qe bombardon me imazhe e zë ! papapapa ç’i ka punuar imazheve Sorrentino! A thua se je perpara nje opere-rrock, nje koktel skeçesh muzikalo-burleske. Tek-tuk, ka diçka filmike, ka diçka qe i ngjan kinematografise pra s’mund te thuhet se gjithshka eshte video-clip (eshte aq i zgjuar Sorrentino, per te mos rene ne ate batak!). Por ne fund, dola nga salla po aq bosh sa dhe hyra plus me dhimbje koke.
Ajo qe eshte interesante eshte fakti qe, ajo qe per disa mund te quhet pasuri mizaskene, modernitet apo mjeshterira regjizoriale, per disa te tjere (ku bej pjese dhe une) ato jane thjesht dëngla. Thuaj po deshe qe eshte pa vlere ajo shprehja shqiptare “merr syte e mi e shife”.

Po mendoja: sigurisht qe mund te behen filma per personazhe, te themi, negative, por ka te bërë dhe të bërë! Mu kujtua “El” i Luis Buñuel-it, qe konfirmon qe kendveshtrimi regjizorial ka te beje qamet!!!

 

 

 

 


Shkurt 6, 2009

E di si osht puna ? Sorrentinos i rré menia qe osht Orson Wellsi, por qe ne fakt, mezi arrin nivelin e nje rreklame cilesore. Mezi ! Dhe e di pse ? Sepse, saaaaaaaapo nje idé e mire kinematografike nxjerr koken ne film, hop, Sorrentino e anulon me nje idé tjeter. S’ke as dy gram jete ne nje plan te vetem !
Ngaqe i rré menia se osht Mbret i berjes se planeve te hatashme filmike, Sorrentinos i rré menia se osht edhe Mbret i montazhit. Por ne fakt, pothuaj asgje nuk dialogon, nuk komunikon ne film. Thene shkoqur: tek “Il Divo”, s’ke asnje skenë te vetme (pas une seule scène).

Le pastaj dialogjet, te stilit :
Nuk keni vallezuar asnjehere ne jeten tuaj ?
(Andreotti) : – Kam gjithe jeten qe vallezoj (“Tutta la mia vita”)

pffffffff…

(mu duk se po degjoja batutat e Fatos Nanos  )

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s