Burn after Reading – film amerikan nga vellezerit Coen

Image result for burn after reading

 

Burn after reading“: DIGJE PASI TA LEXOSH. A thua se filmi na e propozon vete: HARROMENI PASI TE ME SHIHNI!

Te jene kaq trapa vellezerit Cohen??

Veshtire… Ne fakt, eshte e anasjellta: filmat e vellezerve Coen marrin pjese aktive ne atmosferen e kohes qe jetojme ( l’esprit de l’époque – spirit of time): CINIZMI. Dhe kete rradhe, jo thjesht si cinizem, por si ideologji: shkaterrimi i çdo forme romantizmi, i çdo tentative romantizmi.

Filmi gjoja vë ne loje klasen e mesme amerikane tip vitesh ‘80 (a thua se eshte e veshtire nje gje e tille!!), filmi ve ne loje CIA-n (akoma dhe me e “veshtire”…). Shkurt, nje kinematografi qe tallet me te tallshmen, qe shkermoq te shkermoqshmen e qe, si “per habi”, eshte suksesi me i madh komercial ne USA i vellezerve Coen, perfshi gjithe periudhen e krijimtarise se tyre. Rastesi? Jo – per fat te keq…
Burn after reading” eshte film reaksionar, konservator (asgje nuk leviz, ne fund te filmit gjithshka mbetet si ne fillim), bosh. Bosh si tendenca e kohrave qe jetojme (per fat te keq), bosh si shpirti i spektatorit-konsumator, film-bosh qe ndihmon edhe me shume ne kete boshatisje.

 

Dysh !


Dhjetor 30, 2008

Doja te thoja qe filmi nuk eshte i keq, ne kuptimin se eshte i ndertuar keq (perkundrazi, aktoret jane te dirigjuar me se miri etj etj).
Ajo qe i kritikoj dhe qe me irriton tek filmi, eshte fakti qe ne kete bosh (te qellimshem), ne kete mungese sensi (te qellimshem), ka diçka te pandershme (malsin) ne veshtirmin social te regjizoreve. Dakort, njeri nga personazhet punon ne nje palester dhe zhvillon kultin e trupit deri ne marrezi; dakort, nje tjeter personazh eshte agjent sekret deri ne paranojë; dakort, nje i trete eshte burre i martuar, i frustruar e individualist ne kulm. E pastaj ??
Ajo qe dyshoj tek filmi i tyre i fundit (por kjo eshte diçka qe ka ekzistu edhe me pare ne jo pak filma te tyre), ajo qe mendoj se fshihet pas refuzimit te sensit, eshte nje fare meskinerie, nje cinizem i pashoq. Qe per mendimin tim, ne kete film ngrihet ne sistem. Nuk jam kunder (ne princip) filmave qe rrefejne mediokritetin human. Por shikimi (regjizorial) qe zgjedh mes mediokritetit ambjental ate mediokritet qe i leverdis, per mua eshte i pandershem.

 


Dhjetor 31, 2008

… nuk e kisha fjalen per “intensitetin e mediokritetit” (nga 1 ne 10). Thjesht e kisha fjalen per kete apo ate mediokritet (absurditet) te natyres njerezore. Më duket se Coen-ët zgjedhin “atë” qe u leverdis . Dhe sigurisht qe e kisha fjalen per mungesen e njerzillekut te filmit.

Por ndofta eshte vertet harxh me shkrujt per kete film…

Gezuar 2009 !!!

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s