“Two Lovers” – nga James Gray

Image result

Citim Postuar më parë nga korçar
“Two Lovers”, nga James Gray
…Ne fakt filmi shtiret telefilm, shtir thjeshtesine dhe mendjelehtesine per te ç’vendosur epiqendren e imazheve. Nuk di ne Gray e ben ndergjegjshmerisht a jo…

U be nja nje muaj qe e kam pare “Two Lovers”, ndofta pershtypjet nuk i kam aq te fresketa. Por nganjehere, ndofta eshte me mire te shkruash pas disa kohesh per filmat… Mund te qullosesh diçka më te sakte…

“Two Lovers” nuk e lexova si “shtirje si telefilm”, por si klasicizem. Me sa me duket mua, sot per sot, ne USA, tre jane regjizoret e gjenerates se re qe mendojne se neser mund te krijojne nje berthame per nje “hollywood te ri” (sipas “modelit” te atij te viteve ’70): James GrayPaul Thomas AndersonDavid Fyncher. Ajo qe i bashkon filmat e fundit të te treve, eshte luhatja midis modernitetit dhe klasicizmit. A thua se nuk jua mban te jene teresisht modernë. A thua se ende u nevoitet nje doze kasicizmi. Mua keshtu mu duk….

Citim  Postuar më parë nga korçar
… Gray mbron idene, me te drejte mbase, se dashuria e çiftit nuk ka se si te jete me e rendesishme se dashuria familjare, per nen e bab e robt.

Ndofta… ; personalisht, mu duk se behet thjesht fjale per te famshmin trekendesh dashuria (nje djal, dy vajza; ose, nje vajze, dy djem). Qe e preferoj me se tepermi tek Kaurismaki (“Light in the dusk” – les lumières du faubourg). Njera nga dashurite, eshte dashuria pasionante, “adoleshente”, pasionante (gjithmone bjondet !). Tjetra, eshte dashuria e arsyeshme, adulte.

Ndofta “ngaterresen” me dashurine familjare ta cyt me se tepermi fakti i kontekstit te nje familjeje emigrantesh (regjizori Gray vete eshte produkt prinderish emigrante, ti e di, ndaj dhe i vendos filmat e tij ne sfonde te tilla (dhe mire ben, ate njeh, per ate dhe flet!).

E ke pare nje film izraelit te titulluar “Martese e vonuar” (mariage tardif – Late marriage)? Film i mrekullueshem. Luan po i njejti baba, Moni Moshonov (ne foto) po ne te njejtin “pozicion” (historia eshte pothuaj e njejte). S’po shkoj gjer aty sa te them se Gray ka bere plagiarism… 

.


.

Dhjetor 29, 2008

Tani per Two Lovers: Jam dakort me ato qe shkruan, sidomos per montazhin. Por, ke pas thene me te drejte dikur qe, regjizorët amerikane (flasim per ata qe e meritojne nje emer te tille), e kane fiksim t’ja arrijne edhe cilesise, edhe prekjes se publikut te gjere, dmth suksesin komercial ( e ke pas thene thjesht si konstatim, pa e paragjykuar, kur kemi pas fol per Tarantinon). Une gezohem shume qe Gray ben nje film kaq te mire. E di ti qe “Two Lovers” nuk ka dale akoma ne USA ? Ka dale neper Europe (goxha sukses komercial dhe kritika s’ka lene lavd pa thurur); ne States del ne shkurt…
Tani, “frika” ime eshte se edhe Gray do ti bashkohet heret a vone shokeve te tij, ne demarshin e famshem cilesi/rentabilitet (pa dyshim qe “fiksimi” per te bere filma sa me rentabël nga ana komerciale lidhet me harxhet e filmit, qe ne USA duhet te jene edhe më te kripura se ne Europe…). Thuhet se filmi i tij i ardhshem do te jete me … Brad Pitt superstar ! Ne teori, s’ka asgje per t’u paragjykuar. Ne praktike…

Meqe jam si me pushime, po rrefej ç’kam pare ne kinema kete fund viti. Edhe pse, gjeja me e hatashme qe kam “zbuluar” (rrofte sebepi i festave te fundvitit, qe na ofron ndonje dhurate) ka qene permes dvd, ka qene coffret (box)-i i DVD te 5 filmave te … Jacques Rozier ! S’kisha pare kurre ndonjehere ndonje film te tij. E fillova me “Maine-Océan”. (me duket se ti i ke pare filmat e tij).
Tani e kam kollaj : po te me pyesin ndonjehere se ç’kuptoj une me te qënit humanist, do te pergjigjem: “shiko Maine Océan se e ke aty pergjigjen ” ! 

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s