Pineapple Express – Komedi amerikane nga David Gordon Green.

Ne USA, “Pineapple Express” ka dale ne gusht, ka korrur nje sukses te hatashem ne sallë (aq me mire !!), por ne Europe, te pakten ne France, ka ardhur vetem tani, ne fund viti, dhe … me pikatore (vetem 50 kopje film) !

Keshtu qe u detyrova te shkoj ne kinemane e stermadhe ku hahen kokoshka, u detyrova ta shikoj te dubluar ne frengjisht (mezi pres daljen e filmit ne DVD, per ta pare ne anglisht!), dhe me e bukura… salla ishte bosh ! Ishim veçse 3 veta ne salle !! (ka nje perçmim gati te pashpjegueshem per komedite e mrekullueshme te bandes se Apatow-t ketu ne France. Nuk arrij ta gjej shpjegimin, perveç keqkuptimit qe i merr keto filma si filma per adoleshente (a thua se per adoleshentêt, detyrimisht filmat duhet te jene debilë !! …)

Ky i fundit, PINEAPPLE EXPRESS, eshte kryeveper fare ! Dhe, nese tek Knocked Up aktori Seth Rogen eshte nje zbulim, ne kete film ai kthehet ne konfirmim si aktori me i mire humorist amerikan, sot per sot !

Jam shpjeguar dikur se kush eshte Judd Apatow: Superbad dhe Forgetting Sarah MarshallDhe qe ne kete film eshte producent i filmit. Ndersa Seth Rogen, jo vetem luan rolin kryesor, por ka bere dhe skenarin e filmit !

Tani filmi:
tema eshte ndalimi me ligj (komplet i padrejte !) qe i behet ne USA (por dhe kudo ne bote) pirjes se marijuanës. Mesazhi filmit eshte i thjeshte : të rrezikosh burgun pse pi marijuana, ne shek. e XXI, eshte gomarlleku më i madh ! Keshtu qe, hajde behemi miq, e mbrojme njeri-tjetrin nga Policia (edhe ne kete film, sikunder dhe ne para-rendesit e tjere, tema qendrore e filmit mbetet miqesia, shoqeria midis dy qeniesh njerezore).

Kishte shkrujt para disa ditesh korçari:

  Postuar më parë nga korçar
Sapo del nga ç-faqja ndihesh sikur nuk ke pare asgje, hiç. Te gjitha, gati, harrohen! Nuk te ngelet asgje. Gjithçka firon. Dhe nuk e di mire a eshte fenomen i pergjithshem i komedise apo fenomen i filmave te Woody-t?… Pak keshtu pak ashtu them une.

Edhe mua ashtu me duket : ky eshte fenomen i pergjithshem i komedise. Ndofta pikerisht dhe per kete arsye kane te drejte ata qe thone se zhanri më i veshtire ne kinematografi, eshte komedia !

PINEAPPLE EXPRESS” eshte nga ato te pakta komedi qe me kane lene nje kujtese te mrekullueshme edhe 2-3 dite pasi i kam pare. Dhe qe me ndjekin pas, “si ai bishti i qenit” (do thosh korçari).
Po perpiqem prej 2 a 3 vjetesh per te kuptuar ku “fshihet” magjia e filmave te Apatow & co. Me duket se kam filluar te kuptoj diçka : Judd Apatow dhe banda qe ai drejton (ne kete rast, merite ka dhe regjizori David Gordon Green, filmat e te cilit i kam pelqyer gjithmone, sidmos “Undertow” (L’autre rive”), pra ekipi i filmit, perpara se ti vene vetes detyre te realizojne nje komedi, pra perpara se te mendojne se kane per qellim te bejne publikun me qesh, pra perpara se te fillojne te mendojne per batutat apo skenat “me te qeshme”, se pari mendojne per filmin, dmth per filmin si dramësi rrjedhë imazhesh ku zhvillohet intriga. Pra, si te thuash, filmat e tyre, por akoma me teper “PINEAPPLE EXPRESS“, perpara se te jene komedi te mira, se pari jane thjesht filma te mire ! Eshte pak e veshtire te shpjegohet, nuk di sa jam i qarte…

 

 


Postuar më parë nga peoples
Delir ananasi (PINEAPPLE EXPRESS) e pashë të shtunen, para se të shihja Je veux voir.

Per ta konkretizuar ate qe thoja me lart, mund te marr nje shembull : Me shume se gjysma e pare e filmit “PINEAPPLE EXPRESS” , eshte “du pure cinéma“, kinematografi e mirefillte ! Biles do thosha, eshte homazh i perkryer i filmave te Jean Eustache.
C’fare shihet pergjate gati nje ore ? (para se te filloje aksioni, qe dhe ai, nuk eshte aq “aksion”, te pakten nuk eshte vulgar).
Shihen dy djem qe i ikin policise. Dhe bejne lloqe. Lloqe pafund (ndaj perkujtova Eustache – La maman et la putain). Ose, po me kujtohet “Death proof” i Tarantinos (gjysma e pare e filmit). Kjo e gjitha e shtrire pergjate nje pasditeje+nate. Diç me shume, diç me pak se 12 ore. Thene ndryshe, jeta e regjistruar direkt, pa elipse koti (se mos na merzitet spektatori, me demek !).

Ka shume gjera per te thene…

 

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s