“Vicky Cristina Barcelona” – film amerikan nga Woody Allen

Para nja 5 vitesh, mileti kujtoi se Woody Allen kish marre fund, perderisa po perseriste veten me monotoni te pashoqe (” Hollywood Ending“, “Melinda & Melinda“, “Anything Else“). Pastaj, nga titulli i ketij te fundit, ndofta ka thene me vete: ka ardh koha te bej vertet diçka tjeter: Anything else!!

Woody e la New York-un, erdhi ne Europe, ndryshoi plothuaj krejt “stil”, dhe realizoi “Match point” (jo keq !), “Scoop” (pa ndonje interes…), “Cassandra’s dream” (ky film duhet te jete shume here me i mire sesa me eshte dukur: do desha ta rishikoja, kam frike se eshte nga filmat me te mire te Woody Allen!), dhe tash se fundi: “Vicky Cristina Barcelona”.

Te gjithe keta filma i ka realizuar ne Europe. Me se shumti ne Angli. Kete te fundit, ne Spanje.

Ne thelb, me filmin “Vicky Cristina Barcelona“, Woody ka dashur te vere balle per balle (do me thene me na tregu, me na shfaq) dy anë te ndryshme te dashurise oksidentale : ate all-amerikane, disi më egoiste, më kalkulatore, me materialiste, dhe ate alla-europiane, më sentimentale, me “histerike”, më “patetike”, më natyrale.

Po deri ku ja ka arritur? Nuk po guxoj e te them qe dhe Woody, duhet te dale ne pension si puna e Clint Eastwood-it, por dhe shume ketej neper Europe, s’ka pse sillet… sepse, do perfundoje prap si puna e Melinda & Melinda & Melinda & Melinda…….

ps:
 Më erdhi keq per diçka: Barcelona eshte nje qytet qe e njoh mire, kam qene disa here, shume here biles. Eshte qytet i pisët (zhuls!), dhe pikerisht, pislleku i Barcelonës, ne nje fare menyre, perben dhe lezetin e sharmin e tij. Ndersa Woody Allen e kishte filmuar qytetin si… kartoline. U zhgenjeva…


Postuar më parë nga korçar
… Sidoqofte kjo eshte forca e filmave te Woody-t, sepse jane interesant vetem ne kohe projektimi, koha e projektimit dhe e filmit jane nje, ne ndryshim me kohen e projektimit dhe kohen e filmit te fimave dramatike (ata te miret) jehona e te cileve vazhdon jashte salles se kinemase, e te ndjek e te ndjek si bishti qenin.

Keshtu puna dhe me “Vicky, Cristina Barcelona-n”, sapo del nga salla gjithçka firon, sikur s’ke pare asgje. Por nuk eshte gje e lehte kjo qe ben Woody, ta kam llafin jo ç’dokush mund ta beje…. Filmat e Woody-t jane te fresket, si perimet e fresketa, por pa shije. Por qe i bejne mire tretjes.P.S. Autor-o une per vete nuk e pranoj si argument “ndotesine e Barcelones” sepse eshte argument folklorik… Ca eshte folklorik filmi, ti dashke t’ja shtosh…

Keshtu e perjetova dhe une filmin. Krahasimi me perimet e fresketa pa shije, por qe bejne mire per tretjen…! 

Sa per punen e “ndohtesise” se Barcelones, faji eshte imi: perpara se te postoja mesazhin, kisha shkruar: “Pislleku i qytetit perben dhe forcen e tij”. Pastaj, nuk di pse, zevendesova fjalen force me lezet.
Shkurt, dua te them qe Barcelona, duam apo s’duam ne, nuk eshte qytet clean, dhe i tille duhej filmuar, siç eshte, i zhurmshem, i “pisët”, “histerik”. Besoj se jemi dakort: te filmosh nje realitet, sidoqofte ai, nuk eshte folklorizem! Eshte realizem

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s