“HUNGER” (Uria) – film anglez nga Steve McQueen

Faqja III

(Nentor 30, 2008)

korcari :

Na ishte se ç’na ishte…

Megjithe mend neqofte se filmi do ishte shfaqur ne Shqiperi nuk do te kishte ndodhur ajo pseudo-greva e deputeteve, gjoja ne mbrojtje te votes se lire (nje nder kauzat me te rendesishme te ç’do demokracie ; cila kauze mund te jete me e rendesishme se kjo, perveç se lufta kunder gulagut, kampeve te perqendrimit), bile dhe shqiptaret do te kuptonin me mire se ç’eshte kinemaja, ose me mire nderlidhja spektator – imazh… Ka 100 e ca vjet kinema qe gati ne totalitetin e saj eshte munduar te shprehe nje gje te vetme : se ajo qe shikon, kudo qofte, ndermjet çfare do mjeti qofte, nuk eshte veçse nje “shfaqje” (duhet analizuar mire fjala shfaqje sepse nuk eshte ajo qe shumica besojne).

Ne Shqiperi duke qene se kinemaja nuk egziston njerezit i besojne televizionit si te ishte i vertete. Kane nje ndjesi ndaj imazheve te televizionit qe u ben te mendojne se jane te verteta, me te verteta se ato te kinemase se mirefillte… Ne kete menyre ndryshon dhe raporti i tyre me imazhet e kinemase, te cilat spostohen ne te qenit argetim. Dhe per kete mjafton te shohesh menyren se si televizionet, jo vetem ne Shqiperi, i prezantojne filmat, nje shembull i thjeshte : ke edicionin informativ me fjalime te ketij apo atij politikani e pislleqe te tjera e me pas eshte koha per argetim, pra filmi artistik. Gje qe me pak deduksion del te jete : pasi pate imazhet e verteta dhe te zorrshme te jetes se vertete, aq me shume qe behet fjale per dhune, pra pas imazheve te verteta tani eshte koha te ç’plodheni, pra te argetoheni, duke pare nje film. Atehere qe eshte krejt e kunderta, aq me shume qe ne televizion nuk ka imazhe, te mireqena, por ka vetem fjale, pra ka fjalim, dhe ne rrjedhe ka perpunim fjalimi etj. etj. Gje qe te nxjerr ne diçka tjeter : te propaganda. Paçka se eshte propagande e njerezve qe jane te gjalle ne diten e sotme, ne ndryshim me perallizimin (fiksioni) e nje filmi artistik. (Po e quaj film artistik sepse keshtu quhet, keshtu eshte sakralizuar, ne shqiperi megjithese nuk me pelqen si shprehje.)

Te qendrojme ne teme : aty ku, per shembull, ne Rusi kinemaja, nen Leninin, pati vrull dhe zhvillim per arsye propagande te komunizmit, pra jemi ne fillimet e kinemase, ashtu dhe “Hunger” deri diku duket si propagande per liri, dhe per lufte ndaj ç’do hierarkie. Dhe nje gje te thjeshte per Hunger, sepse ne fund te fundit eshte film qe reaktualizon ndjesine ndaj mitit, ajo qe dua te them eshte thjesht se me kete film kemi te bejme thjesht me nje personazh, qe filmi mundohet te ktheje ne mit, e veçanta eshte se mundohet ta ktheje ne mit modern, apo bashkohor. Dhe ky eshte Bobby Sands. Qe ta permbledh se po i shkruaj gjerat si ç’vjen filli i mendimeve. Te reaktualizosh nje mit do te thote thjesht te reaktualizosh ndjesine mitike per ngjarjet e sotme. Pra nuk eshte miti Bobby Sands qe eshte i rendesishem, por gjesti i tij, i cili behet universal ndermjet imazhit. Sepse ne fund te fundit nje shqiptari nuk ka si ti interesoje Bobby Sands i cili pati nje kauze te veten, ne vendin dhe ne kohen e vet. Ketu qendron dhe universaliteti i imazheve, i kinemase, sepse neqofte se nuk me intereson miti Bobby Sands, mua me intereson gjesti i tij. Spektatoret e filmit do jene te shume llojshem por nder ta do te kete dhe dy te veçante : ata qe do te marrin trashegim mitin Bobby Sands, dhe ata qe do te marrin, do te mundohen te pakten, te mbajne trashegim “gjestin” e tij. Diferenca midis ketyre dy grupeve eshte e madhe, sepse nje ane do te kemi te bejme me ata qe jane ne pozicion dominues e ne tjetrin ata qe… ngelen.

Nuk po mundohem te bej propagande, nuk di per ke te bej propaganda, dhe keto qe po them jane te ditura, por nuk mjafton thjesht ti dish, apo ti kesh degjuar… Si filmi, dhe une po mundohem te reaktualizoj, nje te vertete te vjeter…


 

(Dhjetor 2, 2008) 
autori :
Postuar më parë nga korçar
… ose me me mire ajo qe i reziston filmit HUNGER eshte ndjesia prej borgjezi te mesem qe ç’do kush prej nesh perfaqeson. Nuk ka asgje te perbashket, madje dhe shkembimi i ideve eshte i kote. Ka vetem te forte e te dobet, dhe i dobti eshte i detyruar te ktheje dhunen ndaj tij, per te mposhtur te fortin dhe per te mos u perulur.

Dje kam ripare, per here te pare qe kur e kisha pare ne ekran kinemaje perpara disa vitesh, Salo ose 120 ditet e Sodomës” se Pasolinit. Perjetova diçka te jashtezakonshme. Kam pershtypjen se sa here qe do ta rishikoj, do te kuptoj më mire diçka nga vetja. Te ben mire t’ja hapesh vetes syte, pergjate dy oresh, çdo 5 vjet…

E permend “Salo”-n, sepse “HUNGER” ka jo pak gjera te perbashketa me të. Ndofta “HUNGER” krijon me pak dispozitiv reprezentacioni sesa filmi i Pasolinit. Ndofta HUNGER “luan” me se tepermi me karten e fashinacionit, te shoc-ut, por ka pothuaj po ate rradikalitet piktural dhe intelektual sa dhe “Salo”, pothuaj te njejten fuqi te na detyroje te shikojme veten. Pa maskë.

Fund

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s