“HUNGER” (Uria) – film anglez nga Steve McQueen

Faqja II

korcari:

Hunger… Dhe ne te njejten kohe disa “politikiçe” shqiptare vendosin te hyjne ne greve urie, ne Shqiperi ku tjeter. Besoj se filmi behet akoma me i vlefshem kur e shikon ne driten e disa ngjarjeve shqiptare, si ajo e greves se urise se deputeteve te vegjel, siç quhen, ngjarje kjo e fundit, pra greva e deputeteve, e cila ne driten e filmit shndrohet ne qesharake (fjale shume e vogel kjo).

Hunger eshte film organik, fizik, me nje montazh blloqesh te prera me thike, me brisk madje, pak a shume si qelite e burgut me porta te hekurta dhe katrore. Njerezit jane bloqe katrore, dhe ç’do gje qe e permbush nje katror, nuk eshte gje tjeter veçse nje rreth m.u.t.i., gjera abstrakte me demek. A e ben kjo filmin naturalist? Montazhi jo, mizaskena dhe zeri po. Si perfundim besoj se eshte film naturalist por qe i shkon perçartjes fizike deri ne fund. Pra film jo pak naturalist e pak tjeter gje, por naturalist i plote, njelloj sikur pret copa mishi me hanxhar, pa ngurim pa asnje lloj sentimentalizmi, fenomen ky qe i heq rendesine “natyres se gjestit” per te sakralizuar gjestin vete. Hunger eshte film kasapi. Kjo e ben interesant dhe terheqes. Filmi bazohet ne nje episod te luftes se gjate te “IRA”-s (Ushtria Republikane Irlandeze) kunder sundimit politik britanik, dhe ky episod, behet fjale per te burgosur te IRA’s, ne histori ka marre emrin : “greva e kuvertave dhe e jo-larjes”. Episod i cili merr fund me nje greve urie te vertete dhe kamikaze, ku humbin jeten, nga uria, 9 persona te IRA’s. Nuk i kam shume qejf permbledhjet e filmave, “picht-et” e filmave, por per kete film eshte e rendesishme sepse eshte baza ku ndertohet e gjithe ndjesia dhe koncepti i filmit. Pra eshte nje baze qe autori e merr si te mireqene dhe ne asnje moment nuk tregon ngurim per kete apo ate pike te kesaj ngjarjeje. Une besoj se distanca kohore, pra momenti kur ndodhi vertet ngjarja dhe momenti kur u be filmi, jane shume te rendesishme, sepse e ka çveshur ndjenjen, apo konceptin e filmit nga ç’do lloj nostalgjie, sentimentalizmi qe e shndron shuren ne lot. Ne fakt filmi kete thote : shura nuk behet lot. Per keto arsye, me duket mua, filmi ka nje efikasitet (kush me thote nje sinonim te kesaj fjale ne shqip…?), pra ka nje efikasitet marramendes. Dhe eshte ndjesia, meshira e publikut, nen efektin e marramendjes, qe e shndron filmin ne nje kenge, poezi, lirie.

Programi i filmit eshte i thjeshte : asnje mendjelehtesi, asnje iluzion qe mund tu genjeje mendjen se mund ti shpetoni vdekjes. Neqofte se ka nje gje te qene, eshte pikerisht kjo. Legjitimiteti politik, jeta e perbashket, dhe lufta e nje personi jane te vetmet gjera qe vlejne. Programi klasik eshte ne ç’do cep te filmit : nje hero, ne kundershtim me filmat anti-heroike, qe lufton kunder tiranise politike, dhe sidomos tiranise hierarkike te politikes. Heronjte jane te gjithe romantike, deri sa shuhen. Ne kete rast kemi te bejme me nje tip te ri romantizmi : romantizem klinik. Program klasik prape sepse eshte fundi, fikja, qe vendos se si shquhet, interpretohet, fillimi. Pra fundi behet pikenisja (megjithese eshte pak me e nderlikuar se kaq).

Film kasap pra, po e perseris. Dhe ne te qenit i tille nuk ka se ku te shkoje me larg. Nuk ka zjarr ku te ngrohesh, nuk ka zjarr per te pjekur cope-mishin e gjalle qe te servir filmi. Qe je vete. Tjesht duhet ta hash te gjalle. Ketu behet interesante dhe mua me pelqen ta ha te gjalle nje cope mishi, te pakten ta provoj njehere. Nje cope mishi, ngelet nje cope mishi. Gje e vdekur. Shpresat e spektatorit, dhe mendjelehtesia e tij, marrin persiper ate qe ngelet. Pertypjen. Por nuk e di se sa gjate do te mund te vazhdoja te haja mish te gjalle. Dhe filmi me duket se thote pikerisht kete, te hash mish te gjalle a te pjekur, sidoqofte prape m.u.t. do te behet. Atehere ç’rendesi ka. Po vertitem po vertitem, per te gjetur e te shpreh diçka qe me duket se s’shkon ne kete film por me duket se ajo qe nuk shkon nuk eshte ne film , ose me me mire ajo qe i reziston filmit eshte ndjesia prej borgjezi te mesem qe ç’do kush prej nesh perfaqeson. Nuk ka asgje te perbashket, madje dhe shkembimi i ideve eshte i kote. Ka vetem te forte e te dobet, dhe i dobti eshte i detyruar te ktheje dhunen ndaj tij, per te mposhtur te fortin dhe per te mos u perulur. S’ka peripeci, ka vetem perpelitje. Filmi shfaq nje pesimizem te pashoq, dhe e vetmja gje qe e nuancon eshte qenia “ilustrim i nje fakti historik”. Distanca. Ke te marresh e ke te lesh? Te marresh ilustrimin e te lesh faktin historik, apo te kunderten?

P.S. Per tju kthyer me dy fjale deputeteve shqiptare ne greve urie, qe dolen pas disa ditesh, besoj se po te kishin pare kete film nuk do te kishin hyre ne greve urie. Me mire qe se pane sepse keshtu vazhdon tu genjeje mendja se jane burra, dhe jo burracake.

 

(vijon ne faqen 3)

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s