“Heshtja e Lornës” – film belg nga vellezerit Dardenne.

Jo pak gjera te mira me kane mbetur ne mendje nga filmi. Sidomos pjesa e pare (e diç me shume se gjysma e pare e filmit) ku Lorna shihet gjithe kohen ne levizje: Lorna qe ecen, Lorna qe leviz nga nje vend ne tjetrin, Lorna qe ndez radio-zgjimin, qe hekuros kemisha, Lorna qe telefonon, Lorna qe hypen e zbret nga vetura. Lornen qe nuk e ze vendi vend, qofte dhe nje minute te vetme, me perjashtim te krevatit te saj, e vetmja hapsire qe ajo ja ndalon Caludy-t. Gjithmone e vetme Lorna, perballe meshkujsh. Dhe vetem meshkujsh ! J’adorais cette partie là !

Po ashtu, mund te thuhet se “heshtjet” e Lornes perfshijne edhe disa heshtje te tjera : duke qene se nje heshtje eshte e barabarte me nje frazë (fjali) qe nuk del nga goja, mund te thuhet se heshtja e saj eshte edhe ai fëmi ireal qe ajo nuk do ta nxjerre asnjehere nga barku, sikurse nuk nxirret nje fjale nga goja (heshtja!).

Citim Postuar më parë nga korçar
…pastaj ç’rendesi ka, e kam fjalen nuk e di a eshte diçka e diskutueshme fundi i filmit. I tille paraqitet dhe pike. Dhe eshte pikerisht kjo paraqitje “perfundimtare” qe mua me intrigon.Cfare kuptimi ka? Une di nje gje, qe eshte me patjeter gjelle moralo-teologjiko-krishtere, dhe humaniste…

Ka fort mundesi te jete ashtu, ne fakt. Po e bej dhe une si ajo batuta ne nje film shqiptar : “germo Tare germo...” : shenje e mire qe ndofta tregon se filmi më ka lene gjurmë.

Fundi te kujton detyrimisht evenimente teologjike biblike, sidomos atë te “Annunciation” (Annunciazione) : ëngjelli Gabriel, i derguar nga Zoti, shkon te lajmeroje Shën Mërinë se eshte shtatezane dhe do lindi Jezu-Krishtin : “Ti saluto, Maria !!” (ne foto, tablloja e da Vincit : majtas, engjelli Gabriel, djathtas, Shën Meria )

Por duket se ka edhe nje reference akoma më shprehimisht biblike: arratinë e virgjëreshës Shen Mëri (Lorna) drejt Egjiptit, nga frika e raprezaljeve ne Bethlehem nga ana e Mbretit Herod (Fabio), kur ky i fundit merr vesh se nje femije i shenjte ka ardhur ne jete (Jezu-Krishti).
(ne foto majtas : tablloja e Broderlam, shen Mëria me femijen e saj, Jezu-Krishtin; ne foto djathtas, Lorna “shtatezanë”… )

 

TRAILER i filmit “Heshtja e Lornës“, ku flitet edhe shqip:

http://www.ecranlarge.com/movie_vide…11878-2337.php

ose: http://www.linternaute.com/video/158…bande-annonce/

 

Advertisements

One comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s