“Little Moth” (“Xue Chan” , “Vogelushja”) – film klandestin kinez nga Tao Peng

C’fare ndodh kur :

nje regjizor i ri kinez merr nje kamera dixhitale, më te lirën qe mund te ekzistoje, zgjedh 4 a 5 aktorë ( te gjithe amatorë), dhe filmon me 5 mije yuan ne xhep (500 euro), fshehurazi autoriteteve kineze, nje histori qe ketyre te fundit nuk u shkon per mbarë ?

Rezultati : nje film unik, i jashtezakonshem (pa dyshim, nder dy-tre me te bukurit qe kam pare kete vit!), i ndaluar nga çensura zyrtare kineze e qe per fat, arrin ne Europe ! E qe te lé pa frymë !

Nje çift fshataresh kineze qe s’kane femije, blejne nje vajze te vogel 10 vjeçare te andikapuar (vajza nuk ecen dot) per 2 mije yuan (200 euro!). Qellimi eshte qe vajza e vogel Xiao te lypë ne rrugë e keshtu, çifti te mund te fitoje ca parà.

Image result for little moth peng tao

Por vajza nuk eshte e vetme. Jo larg saj, lyp nje djale i moshes se saj, i blere nga nje tjeter fshatar kinez. Qe vihet ne kontakt me “prinderit” e vogelushes.

Nje dite, dy te vegjlit arrijne te arratisen, tu shpetojne “prinderve” te tyre. Mbesin ne rruge te madhe. “Prinderit” nisen ne kerkim te tyre, por “babai” i djalit te vogel, ka qellime te tjera ndaj “nenes” se vajzes se vogel : do qe ta operojë gruan ne fjalë, per ti shitur pastaj veshkat !

Dhe s’mbaron me kaq odisea…

Republika Popullore e Kines mund te organizoje ceremonine me te hatashme te Lojrave Olimpike ne historine e njerezimit, por nuk mund te fshehe edhe per shume kohe realitete te tilla tronditese, ku qenia njerezore eshte e gatshme te shese edhe gramin e fundit te dinjitet te saj, vetem e vetem per te mbijetuar.

Krejt i zhveshur nga çdo manierizem, me nota neo-realiste, kamera ne sup e qe leviz gjithe kohen, filmi permban ne vetvete nje tension te jashtezakoshem qe e ndesh ralle sot ne kinema dhe te lé pa fryme.

C’fare do te thote te besh nje film ?

Do te thote te besh nje film si “Little Moth” !

http://amillionmilesfromnowhere.blog…-tao-peng.html

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s