“WOMAN ON THE BEACH” – film jug-korean nga Hong Sang-soo


Image result for woman on the beach hong sang soo  Image result for woman on the beach hong sang soo

Prap nje film nga nje nga dy-tre regjizoret e mi më te preferuar aktuale: nga Hong Sang-soo.

Kur pata pare Night & Day muajin qe shkoi , pra kur pata pare filmin pararendes te tij, pata menduar : si ja ben ky Hong sang-Soo qe ne veçse dhjete vite krijmtari, dhe ne pak a shume dhjete flma te realizuar, nuk perserit vetveten ?? Sepse “çuditerisht”, dispozitivi i filmave te tij mbetet i gjithmone i njejte: skena ku njerez pijne e dehen per ore te tera, meshkuj qe gjuajne femra pa ju dridhur qerpiku, skena ku behet sex me deshire e “pa shume deshire”, personazhe kineastesh, aktoresh, piktorësh…, trekendesha dashurie (nje mashkull, dy femra, ose e anashellta) : gjithmone e “njejta” gjë !

E megjithate, mrekullia ndodh: stili i Hong Sang-soo perfeksionohet nga filmi ne film, secli eshte i ndryshem nga tjetri dhe ky i fundit, “Woman on the beach“, i ka te gjitha meritat e nje kinematografie qe eshte per ti hequr kapelen !

Perseri behet fjale per nje mashkull dhe dy femra. Vendi ku puqen eshte nje plazh jug-korean ne dimer. Jong-rae, kineast i njohur, shkon per te shkruar skenarin e filmit te tij te rradhes. Dhe takon ne harkun e dy diteve, dy femra.

Woman on the beach” trajton temen e reminishences (kujtimeve te njeriut), te hezitimit pas nje lumturie te tradhetuar. Hajde te filmosh hezitimin (qe ndodh tek gjithkush, besoj). Pa rene fare ne psikologjizma. Hong Sang-soo ja arrin ! E ka pas arritur edhe francezi Eric Rohmer (babai shpirteror i regjizorit ne fjale) : jug-koreani i talentuar e çon nje shkalle me lart.

Po aq interesant eshte menyra sesi regjizori arrin te filmoje nje fare dhune (violence) te heshtur tek raportet e personazheve te filmit, nje fare terrori qe nuk e nxjerr plotesisht koken, e gjitha kjo e “fshehur” pas nje aparence te genjeshtert e tipit “love story”: analize e shkelqyer e nevrozave te shekullit te XXI.

Bravo l’artiste !

Image result for woman on the beach 2006

 

 

Advertisements

One comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s