“THE DARK KNIGHT” – kaloresi i erresires- film amerikan nga Christopher Nolan

 

 

Jo keq ky Batman-i i fundit, jo keq !

Po ben namin ne USA filmi: eshte renditur i dyti, pas “Titanic”, si filmi më fitimprures ne historine e kinemave amerikane. Dhe s’ka veçse 3 jave qe ka dale neper kinema.

Me nje fjale muhabeti, filmi eshte ne vazhden e filmave amerikane post-11 shtator qe tregojne nje Amerike te traumatizuar. Filmi eshte goxha i erret, pesimist, me nota aspak gazmore. Spektri i kthimit ne barbari (fundi i demokracise ??) i sillet rrotull filmit, nga fillimi ne fund.

Pesimizmi i fimit merr nje doze suplementare nga vdekja reale e paradokohshme e Heath Ledger, cowboy-si qe luante tek “Brokeback mountain”, e qe ne kete film luan rolin e jocker (xhoker) – vertet impresionues ! (me siguri do fitoje Oscar si aktori me i mire, titull pas vdekjes).

Filmi thuhet eshte xhiruar ne Chicago, por aluzioni duket qarte per New York-un, dmth 11 shtatorin. Dhuna ka shperthy ne qytet dhe hajde ta kontrollosh Jocker-in, shefit te mafias, te cilit nuk i intereson paraja, fare. I intereson kaosi.

Po Batman-i ?? Batman-i eshte nje miljardjer filantrop, por qe here pas here vesh kostumin e Batman-it, pra te vendosesit te drejtesise; edhe atij nuk i intereson paraja. I intereson morali.

Ka nje perpjekje nga regjizori per te mos rene ne dualitet, ne manikeizem (e mira kunder te keqes). Kete, regjizori e zgjidh me trivialitet, pra me treshe.

Megjithate, megjithate, per mendimin tim, ky Batman-i i fundit ka nje problem: pesimizmi i filmit (his darknessson noirceur), nuk arrin te kthehet ne melankoli. Thene më shkoqur : filmi pershkruan nje bote pesimiste te pushtuar nga terrori dhe kaosi, ok. Por menyra se si e ka shfaqur nje gje te tille regjizori, me shume se forme shprehjeje e shqetesimit (te justifikueshem) te tij per nje bote te tille, duket me se shumti te kete qene nje rast (occasion) i mire per të, per te shtuar nje dozë suplementare ne ate kaos. E perseris: filmi eshte pesimist, dakort, por jo melankolik… (besoj se lidhet me anen komerciale… eh…).

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s