“GOMORRA” – film italian nga Matteo Garrone, dhe, “Salo …” e Pasolinit


Image result for gomorra matteo garrone

Si fillim, ka qene libri best-seller i Roberto Saviano-s (ne foton e meposhtme) qe u botua ne Itali, qe beri shume bujë e qe flet per Camorran Italiane. Shkrimtari i ri, edhe sot e kesaj dite leviz me eskortë, sepse Camorra e ka denuar me vdekje.

Nisur nga libri, regjizori italian Matteo Garrone ka bere filmine tij “GOMORRA“, qe fitoi “Grand Prix du Jury” (Cmimin e madh te Jurise, dmth, çmimin e dyte) ne festivalin e Filmit ne Kane, kete vit.

Dy fjale per filmin: ne fregjisht, shpesh per nje film te tille, thuhet “film à thèse“, dmth film me mesazh. Me duket se deri diku, kjo perben (per mendimin tim) edhe problemin e filmit : mu duk se “Gomorra” mbetet film shume teknik (shpesh filmi merr trajtat e nje reportazhi), per me teper qe eshte film koral (pra me shume personazhe kryesore njeheresh, por qe nuk kane lidhje me njeri-tjetrin). Dakort, ne antiteze me “Kumbarin” e Coppolas, “Gomorra” per fat te mire nuk ofron as me te voglin fashinacion romantiko-romanesk per mafiozët, por kjo gje kthehet ne qellim ne vetvete, duke e kthyer filmin ne nje reportazh (do mjaftonte ne kete rast leximi i librit, e pse jo, nje dokumentar investigues ne vend te filmit)….

Nuk me pelqeu…

.

 


Korrik 19, 2008
Persa i perket ktyre filmave italian te mafies seriozisht qe kta i largohen nmaksimum ati imazhit romantik te mafjozit. po jo vetem imazhit te mafjozit po imazhit te personit negativ npergjithsi, dmth i largohen aq shum saqe fusin elemente te sadizmit nga imagjinata e tyre per te pasuru negativitetin e karakterit sic ben pasolini te salo edhe 100 ditet e sodomit psh

Shumica e filmave aktuale italjon t’mafies nuk i largohen hiç fare imazhit romantik t’mafjozit alla amerikon; perkundrazi, jane kopje-surrogato e tij; po me vjen n’mendje “Romanzo criminale” me regjizor Michele Placido, kopje e keqe e nje filmi goxha medioker me mafioze siç ishte “Ocean’s eleven”.

Dua te them qe, stili realist i “Gomorra”-s (hajt se po e quajme realizem) nuk ka te beje fort me faktin se eshte film italian sesa me nje fare tendence, qe ekziston prej vitesh, per nje fare realizmi ne filmat me gangsterë (mafie, serial-killer, dedektivë, policeskë etj etj). Psh po me vjen ne mend “Roberto Succo“, nje film francez i 2001 : me i miri qe kam pare nga ky zhaner ne keto 10 vitet e fundit ! 

ps: “Gomorra” s’ka te beje fare me Salo-n e Pasolinit. “Pasolin nuk ben më nena” – tha… 

kam pa edhe irreversible po ka fryme tjeter ngaqe e paraqet situaten nga disa kendveshtrime te ndryshme

A ja vlen te diskutosh per vlerat vizuale te nje filmi te tille provokator, sadik e sordid? Gjynah qe titullohet “irreverible”, u ka dash me u titullu “sordid” ! 

kurse nga ky pasolini skam pa film tjeter pervec kti salos (qe skam mujt ta shof deri nfund) edhe mesa di un ky ka qen komunist i thekur

Sikur te gjithe regjizoret te ishin “komunista” sa ishte Pasolini, do ishin te gjithe gjenij !

 

Bere mire qe i vure prane e prane “Irreversible” dhe “Salo“, sepse ne aparence, duket sikur kane te perbashket pikerisht te tmerrshmen, te poshtren, më te ulten (sordid), më sadiken qe mund te ekzistoje tek qenia njerezore (qe paraqitet si moster). Por pikerisht, ketu ndahen rruget e njerit dhe tjetrit. Nese i pari, pra “Irreversible” eshte nje provokacion falas (dhe biles qesharak!) ndaj spektatorit, i dyti, “Salo”, nuk ka asnje gram provokacion brenda, perkundrazi ! Ti e ke pare fare mire qe “Salo” i vendos ngjarjet ne nje kontekst te caktuar, jemi ne periudhen e fashizmit italian, ne “republiken e Salos” (besoj e di se filmi eshte nje lloj adaptimi i romanit te Sade). Nepermjet atij filmi, Pasolini duket se do te na thote: “Ne nje film, mund te tregohet (shfaqet) gjithshka : po deshet ju, voilà, edhe nje njeri qe detyrohet te haje mu.. mund te tregohet ne nje film, por cili eshte çmimi i nje reprezantimi (representation) te tille ??“. Cmimi eshte ai qe quhet morali i nje filmi. Qe sigurisht, tek ai i Pazolinit eshte plotesisht i justifikuar (fashizmi, dinjiteti njerezor i zbritur ne ZERO ABSOLUTE, perversiteti etj etj). Tek “Irreversible”, duket ashiqari qe regjizori argetohet me ato qe i shfaq spektatorit para syve, argetohet me sadizmin e imazheve te krijon (me duket se ne anglisht quhet kindness – complaisance ne frengjisht). Krejt e kunderta tek “Salo“: sa here e kam pare ate film (te pakten dy a tri here, nese nuk gabohem), ne fund te tij, nuk kam ndjere as me te voglin fashinacion (mrekullim) per dhunen, per perversen, per ç’humanizuesen. Perkundrazi ! “Salo” te revolton jo ndaj filmit vete (gje qe me ka ndodhur kur kam pare “Irreversible“, qe per te qene i sinqerte, me teper se te me revoltoje, me ka bo me qesh !), por ndaj cilesdo forme te dekadences humane. “Salo” eshte metafore universale mbi dominimin e njeriut nga njeriu. Thene shkurt, nuk besoj se ka pas ndonje adoleshent qe pasi shikon “Salo”-n, i futet punes qe te beje te njejten gjê me shokun e klases, gje qe mund te ndodhe po t shikoje turpe te tilla kinematografike si “Saw“, “Irreversible“, “Cannibal Holocaust” a ku di une…

Pastaj, poeti Pasolin e ka bere ate film ne nje moment tejet te veshtire te krijimtarise se tij artistike. Ne vitet ’70, Pazolini nuk besonte më as ne te bukuren, as ne Dashurine. Pak dite pas mbarimit te filmit, filmi i fundit (pikerisht “salo”) i kushtoi me jeten : Pasolini u vra ne nje nga format me barbare qe mund te ekistojne!. Tek “Salo” ndjehet revolta e regjizorit ndaj shoqerise italiane te kohes, gje qe e ben filmin tmerresisht human, pikerisht sepse denoncon ç’humanizimin e shoqerise njerezore. Rralle nje film ka arritur nje force te tille denoncuese !!

Kuptohet, “Salo” kerkon nje fare pergatitje psikologjike dhe intelektuale (me fal per fjalen “e madhe” qe po perdor, por nuk di si te shprehem ndryshe) perpara se te shihet. Perndryshe, shikimi i tij kthehet ne nje eksperience negative (dhe eshte gjynah me e shku kot nje film te tille). Ndofta ne kete prizem, aq me mire qe nuk ke arritur ta shikosh deri ne fund. Per fat te mire, personalisht, “Salo”-n nuk e kam pare qe ne fillimet e mija kino-dashurore, dhe kur e pashe, tashme kisha pare nje pjese te mire te filmave te tjere te regjizorit, qe jane po aq te mrekullueshem, sidomos sidomos “Accatone“, “Ungjilli sipas Matteo-s” (qe per mendimin tim, eshte filmi me i bukur ne bote qe rrefen jeten e Jezu Krishtit), “Teorema” etj.

 

te salo pasolini sulmon aristokracine fashiste te kohes etj etj dmth kuptohet qe esht me lart nga vet subjekti qe trajton po ndoshta nuk e kam pa deri nfund ngaqe koncepti i filmit behet i qarte qe nfillim dhe pasi e ke kuptu mesazhin qe do te percjelle duket si e panevojshme ta shofesh kasaphanen deri nfund…kshu jam ndjere un nkohen qe e kam pa tpakten

Nejse…, u ka dash me u pa deri ne fund, pasi qofte dhe nga ana skenaristike (historia), pjesa e katert, dmth “rrethi i gjakut”, eshte kulmi i filmit. Spektatori aty shikon ate qe eshte e “ndaluar” me u pà. Dmth, spektatori eshte “fajtor”…

ps: me thene nje te vertet, mendoj se “salo” eshte film-eksperience qe duhet me u ndje vetem dhe vetem ne kinema : salle e erret + heshtje absolute. Se eshte nga ata filma te rralle qe nuk je ti qe e shikon, por te shef ai ty ! 

 

Nentor 3, 2015

STALKER

Eshte ky filmi Salo me theks te o-ja qe nuk e di a ta shoh sepse ka dy lloj opinionesh. Edhe ndonje gje shume te shpifur nuk dua te shoh se eshte kohe e humbur.

Shpresoj të mos kesh shkuar për ta pare. Salo eshte edhe film, edhe eksperience, edhe… , edhe, por nuk  i qasesh dot me ‘i shpifur’. Drejt Pasolinit shkohet me dashuri. C’est comme ça, thote frengu. Eshte keshtu, sepse siç paska komentuar njeri ketu (linku jo i disponueshem):

Pasolini eshte nje prej shkrimtareve te mij te preferuar dhe fale Atij kam mesuar dicka me shume per dashurine, arsyen dhe lirine. Nje dite kushtuar Pasolinit eshte nje fillim i mbare nqs kjo eksperience do te ndiqet edhe nga eksperienca te tjera, te ngjashme. Ne rast te kundert, te tilla perpjekje marrin trajtat e nje pike ne oqean, megjithate organizatoret meritojne nje “BRAVO” per kete organizim dhe prej zemres uroj qe te jete fillimi i nje eksperience te re, sepse vetem kultura, ajo e verteta, mund te na liroje nga ky banalitet mizor.

 

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s