“A Thousand Years of Good Prayers” -film amerikano-kinez nga Wayne Wang

  

Jemi qe jemi me lojrat Olimpike te Pekinit, pashe nje film kinez.

Wayne Wang eshte padyshim më kinezi nga regjizorët amerikane. Ka ikur fëmi nga Kina (ne fillim te viteve ’50) dhe punon ne USA si regjizor. Ka pas bere ne vitet ’90 dy filma qe bene goxha te njohur: “Smoke” dhe “Brooklyn boogie”

 

Per çdo emigrant shqiptar qe eshte ne dhé te huaj (e akoma me teper, ne USA!) do ishte gje e mire te shikonte kete film te fundit te Wayne Wang “A Thousand Years of Good Prayers (“Nje mije vjet bekime” – “Un millier d’années de bonnes prières”) : filmi tregon viziten disa javore te nje babi kinez (i mbetur i vé) vajzes se tij qe jeton ne nje qytet te vogel ne USA. Gjithshka zhvillohet pergjate vizites se tij atje.

“A Thousand Years of Good Prayer” me interesonte qamet per nga tema, pothuaj nuk u merzita asnje sekonde te vetme gjate filmit, por e harrova saaaaaapo dola nga kinemaja ! Pse ?? Sepse eshte film i bazur teresisht ne mini-skeçe, film tmerresisht letrar ! A thua se regjizori ka marre nje tregim dhe e ka kthyer ne film, pike per pike (gje qe eshte per me teper e vertete: filmi eshte adaptim i nje novele). Gjynah…

ps: peoples, shko shihe, per kuriozitet. Sidomos per te kuptuar edhe me mire diferencen midis nje kinematografie te tille letrareske (qe thjesht tregon nje histori dhe kaq) dhe nje filmi te vertete kinematografik (qe sigurisht tregon nje histori, por mbi te gjitha, fait penser le Monde), siç ishte ai “Night & day”. Per me teper qe te dy jane filma aziatikë.

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s