“WALL-E”, filmi i fundit vizatimor i Studios amerikane PIXAR

 Image result for wall-e Image result for wall-e

Perpara dy-tre muajsh, pata shkrujt:

Citim Postuar më parë nga autori

Ne pergjithesi, nuk paragjykoj gjinitë (zhanret) e filmave qe shikoj.

Por problem kam me filmat-aventurë. As i kam pare, dhe as me kane terhequr filma-aventure te tille (te njohur) si “The Lord of the rings” apo “Indiana Jones”. … Ndofta sepse ne femijeri, nuk jam rritur me perralla me aventura e nuk kam pare filma te tille (ne Shqiperine e para ’90-ës kur kam qene dhe fëmi, personalisht as kam lexuar, as më kane rrefyer perralla te tilla, as kam parë…). Permenda femijerinë, sepse ne filma te tille ka diçka qe te kujton argetimin femijeror.

Ne fakt, filmat-aventure nuk jane te vetmit tek te cilët nuk arrij “te hy”. Eshte dhe nje zhaner tjeter: filmat vizatimorë. Edhe per keto, mendoj se ka rendesi fakti nese kur ke qene femije, je rritur me filma te tille (gje qe nuk ka ndodhur, ne rastin tim).

WALL-E“, filmi i fundit vizatimor i Studios se njohur amerikane PIXAR (qe ka realizuar “Ratatouille“, “Toy Story“, “Cars“, “The Incredibles“, “Nemo“) m’u duk i mire, arrita te hy deri diku ne film. Specialistë te filmave vizatimore thone se eshte më cilesori qe ka prodhuar ndonjehere kjo studio. Por une nuk i kam pare pararendësit e “WALL-E”, keshtu qe nuk mund te them gjë…

Filmi, ne formen e nje homazhi ndaj kryevepres se Kubrick-ut dhe te fantashkences “2001, A Space Odyssey“, rrefen historine e dashurise se dy roboteve: njerezit kane braktisur planetin Tokë (pasi ai eshte kthyer ne nje kazan plerash), dhe ne Tokë ka mbetur vetem nje robot, qe quhet WALL-E E qe pastron planetin nga papastertite e pafundme. Nje dite roboti i vogel takon nje tjeter robot : Evën (dmth Havanë, ne shqip). WALL-E dhe Havaja bien ne dashuri me njeri-tjetrin, keq fare, per vdekje !

web-site i filmit: http://disney.go.com/disneypictures/wall-e/

 


Korrik 3, 2008

Edhe diçka tjeter, meqe po me kujtohet:

Perveç filmave animation, eshte dhe nje zhanër tjeter qe mendoj se vuan nga e njejta semundje, pra nga fakti qe, gjithshka fokalizohet tek perdorimi i efekteve vizuale dhe “harrohet” (ose me sakt, mungon talenti !) per te bere kinematografi te vertete: e kam fjalen per ate qe quhet ne anglisht “heroic fantasy” ose “sword-and-sorcery” ose ne shqip, filmat me aventura. Kur pashe “Indiana Johnes”, pata shkruajtur ketu ne forum:

Citim Postuar më parë nga autori
Problem kam me filmat-aventurë. As i kam pare, dhe as me kane terhequr filma-aventure te tille Nuk kisha pare asnje nga “Indiana Jones”-et e meparshem.
… Ndofta sepse ne femijeri, nuk jam rritur me perralla me aventura e nuk kam pare filma te tille (ne Shqiperine e para ’90-ës kur kam qene dhe fëmi, personalisht as kam lexuar, as më kane rrefyer perralla te tilla, as kam parë…). Permenda femijerinë, sepse ne filma te tille ka diçka qe te kujton argetimin femijeror.

Kam pershtypjen se, njesoj si me filmat-animation, edhe tek filmat “heroic-fantasy” problemi nuk qendron vetem tek “femijeria”, por mbi te gjitha tek pamundesia e tyre per t’ju shpetuar kurthit te efekteve speciale.

Po citoj disa filma te fundit te tipit heroic-fantasy : “Narnia“, “The Golden Compass“, “Beowolf“, “Eragon“. Me thuaj njerin qe te kete fuqinë e filmave te tille si (per thjeshtesi, po permend disa filma amerikane): “No Country for Old Man” (dramë), apo “Zodiac” (thriller) apo “Knocked Up” (komedi) ?? Asnjeri !

Me duket se nuk e ka fajin zhanri, por jane thjesht te keqinj, jane te shtypur nen peshen e efekteve speciale dhe u mungon magjia e nje filmi te mire (e qe e gjej tek “Zodiac” apo “No Country…” apo “Knocked Up”).

Kjo gje ben pastaj qe jo ralle ti bihet shkurt e te thuhet “jane filma per kalamaj!” (sikunder thuhet shpesh per shumicen e animation, too). Por e perseris: nuk me duket se e ka fajin zhanri, pra fakti qe jane “heroic fantazy” apo “animation movie”, por talenti i dobët i atyre qe bejne keto filma. Rezultati eshte : filma te mediokër komercialë me bollëk ! 

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s