“Hallam Foe” – film anglez nga David MacKenzie

E mbani mend filmin anglez “Billy Elliot” ku luante aktori Jamie Bell ? 

Jamie Bell eshte rritur, dhe pasi luajti ne disa filma te fundit te Hollywood-it (Jumper etj), luan ne kete film te fundit anglez, qe quhet : “Hallam Foe“.

Hallam Foe” rrefen nje drame adoleshence : Hallam, 17 vjeçar, jeton ne nje fshat te humbur te Skocisë. I tronditur nga vdekja e së ëmës, adoleshenti dyshon se vrasesi i se jemes eshte njerka, meqe babai i tij eshte super i pasur.
Hallam niset te jetoje ne kryeqytetin e provinces, ne Edimburg…

Problemi i filmave angleze me duket se eshte i njejte: qofte “In Bruges“, qofte “Atonement“, qofte dhe “Billy Elliot” (meqe rà fjala), qofte ky i fundit “Hallam Foe“, vuajne nga e njejta semundje : jane filma qe i ngjajne ilustrimit te nje libri (per me teper qe ky i fundit eshte vertet adaptim i nje best-seller-i ne Angli). Pra, a thua se kinematografia eshte nje ilustrim “i bukur” i nje libri “te bukur” ! (nderkohe qe, parë nga ky kend-veshtrim, kinematografia s’ka te bëjë fare me letersinë, pra nuk eshte ilustrim i nje romani).

Per ti vene kapak, dy fjale edhe per anën estetike te filmit : filmat angleze vazhdojne te ndjekin moden debile te viteve ’80 ku mbizoteron ngjyra e kakës, pra nje si bezhë ngjyre mu…, a thua se filmit i ka rënë diareja (shih foton e meposhtme marre nga filmi :

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s