“Night & Day” – film Jug-Korean nga Hong Sang-Soo

Night and day (Bam gua nat), film nga Hong Sang-Soo

Sung-Nam, piktor, i martuar, nga Korea e Jugut, arratiset nga vendi i tij pasi piu per here te pare hashash… Dhe zbarkon ne Paris. Ku dhe fillon odiseja e tij me vetmine, me dashurine. Personazhet e Hong Sang-Soo jane gjithmone, ne gjithe filmat e tij, skica kalemi te vetmuara qe perpiqen te thyejne ndjenjen e humbetires, personazhe te cilet rrotullohen gjithmone rreth vetes “si per te kuptuar me mire se ajo ç’ka i mundon eshte vetmia”… Dhe eshte pikerisht kjo gjendje e mirefillte qe u lejon te shpalosen e te shetisin ne shoqeri gjoja per te “konkeruar” (kush ma thote ne shqip kete fjale se nuk po me vjen) boten. Ne pamje te pare jane filma “s’ka me te thjeshte”, veçse skicat “trashen” e fryhen e marrin jete ne perpjekje per te bashkejetuar me TJETRIN. Me mire duhet thene “thjesht ne marredhenie me tjetrin”, kush do qofte ky/kjo i/e fundit. Ne fakt personazhet e Hong Sang-Soo lindin skica dhe bejne levizje per te marre ngjyra, per te permbushur hapesirat e bardha te linjave te kalemit me ngjyra, me ngjyre te kuqe ne ka mundesi, paçka se ngelen skica prape. (Mire, boll me kaq me skica se ju lodha. Ka shume me shume per te thene per filmat e Hong Sang-Soo por po e leme me kaq…)

Image resultSonte e pashe dhe une, dhe ndaj plotesisht mendimin tend: ka aq shume per te thene per kete film… sa s’ka ku te shkoje !

2 ore e 30 minuta film,pa me te voglin konçesion : asnje skene folklorike (asnje pamje kartolinash nga Parisi), asnje kollajllek kinematografik: puro art!

Film qe me ndjek nga prapa, edhe pse u be gati 24 ore qe e kam pare. Peoples, shko shihe, dhe flasim më në detaje, qofte dhe per anen skenaristike (ngjarjen), pasi jo “te gjitha” kuptohen kollaj (si zakonisht tek Hong sang-soo)…

(sa per informacion: nje portret i regjizorit eshte ketu)

 

 


Korrik 28, 2008
 Postuar më parë nga peoples
Night and day

Nje gje me beri pershtypje, njerezit qe fironin nga salla e kinemase ku u shfaq filmi. Te pakten dhjete vete dolen. As nuk e kuptova kete gjest makaber per nje veper te tille, dhe as nuk dua ta kuptoj.

Edhe gjate seances sime, shume njerez dolen nga salla. Plotesisht e kuptueshme per mendimin tim :nuk arrinin te futeshin ne film. Edhe pse ne dukje film i “kollajte”, “Night & Day” eshte film qe kerkon vemendje, dashamiresi, qetesi. E di si shkruante njëri ne nje forum ne internet, per filmin ? Shkruante: “film blozë sepse film pa skenar dhe pa regji (mizaskenë)”. Ekzakt : filmi i Hong Sang-soo eshte i veshtire (ekzigjent) per t’ja “lexuar” (“kuptuar”) skenarin, regjinë, sepse pikerisht, nuk eshte lavazhe-truri ku gjerat ndodhin “si neper filma”  . Me nje fjale, eshte Film e jo mender-film.

 Postuar më parë nga peoples
Por, ndoshta ata njerez jane mesuar me ndonje film si Ratatouille, apo ndonje komedi e lehte, qe kaperdihet ne 90 minuta.

Perkundrazi, te siguroj qe ne sallë ke pasur me se shumti njerez qe e mbajne veten per njerez te “kulturuar”, “te ditur”, mesim-dhënes shkollash te mesme, njerez qe shkojne ne kinema per tu thene te nesermen kolegëve te tyre : “oh, kam pare nje film korean dje” (gje e ralle gjasme!). Te keqen e “Ratatouille”, eshte film relativisht i mire vizatimor, ne zhanrin e tij. Problemi eshte se ata qe kane ikur nga salla, kane pritur te shohin ndonje film gjoja “intim”, tip limonate, tip “Little Miss Sun-Merda” (“Little Miss Sun shine” ) a ku di une.

 Postuar më parë nga peoples
Ndersa ky film te gozhdon per 2 ore e gjysem me nje lirshmeri filmimi, edhe pse behet fjale per nje kryeqytet qe eshte sterfilmuar nga kamerat e shume regjizoreve. Parisi, nje vend betejash, ku regjizoret mundohen te na e japin sa me te nderlikuar, romantik, cilezor apo dhe mendjemadh. Ndersa Hong sang-soo, e filmon ndryshe, me mire, ai nuk filmon Parisin; eshte njeriu qe del perballe qytetit, perballe strukturave te vjeteruara. Njeriu percillet nga kamera, ai nuk humbet ne histori qe gjenden ne ate qytet, por shikon punen e vet sikur te ishte ne nje qytet anonim. Dhe ketu eshte nje vlere qe filmi merr atehere kur rrethi korean mundohet te ekzistoje edhe ne nje vend tjeter, qe nuk i perket aspak kultures se vet.

Tamam ! Nuk eshte Parisi qe i intereson Hong Sans-soo-së, pra regjizorit, por jane personazhet. Filmi eshte kryekeput korean, biles eshte aq korean, sa kthehet ne film universal : secili spektator mund ta gjeje veten si personazh te filmit, pa qene detyrimisht korean.

 Postuar më parë nga peoples
… ne menyre perfekte Hong sang-soo ka mbajtur gjithmone ne gatishmeri skenen tjeter, ate skene qe vjen çdo here qe piktori rrezohet psikologjikisht, por qe gjen sesi te jetoje dhe ti japi hapesire aktorit.

Kam menduar te njejten gje gjate gjithe filmit: çdo skene pasardhese, ishte e papritur, jo aq sa ne sensin skenaristik, sesa ne sensin e regjise (mizaskenes). Nuk arrija te kuptoja se ku me “shpinte” filmi, dhe me jepte nje shije te hatashme të së papritures. Tensioni ne film, pa asnje efekt vizual, eshte i pranishem nga fillimi ne fund.

Tani, sa i perket anes skenaristike me duket se mund te veçohen disa “detaje”:

-Ne endrren qe personazhi kryesor shikon kur kthehet ne Kore, ne ênderr ai eshte i shoqeruar nga ajo vajza koreane, te cilen e takoi per pak minuta ne Paris, ne nje party, dhe qe ishte autorja e vertete e vizatimeve. Ajo ka fytyre engjellore, eshte e persosur, e mire, perfekte. E megjithate, ai i bertet asaj ne ënderr, si per te ne thene qe ja, ne enderr, arrita ta kem ne krahet e mi “më te miren”, “më engjelloren”, e prap se prap, nuk eshte ajo zgjidhja.

-Vajza e re qe takoi ne Paris, e me te cilen rà jo vetem ne dashuri por dhe e là shtatezanë, edhe pse pergjate filmit shfaqet më se shumti si manipulatore, kalkulatore, djallezore, genjeshtare (ishte ajo qe i kish vjedhur shoqes se vet vizatimet !!), ne pjesen e fundit te filmit, kur ajo meson qe eshte shtatezene, shfaqet para syve tanë si personazh tejet pozitiv : asnje krizë histerie ndaj heroit te filmit, qe fundja ishte shkaktari kryesor i shtatezanise se saj te padeshiruar !
Pra asnje gjurme manikeizmi ne film (manikeizem eshte ndarja e gjerave dhe e personazheve si me thikë ne te mire dhe ne te keqinj, tipike kjo per filmat hollywood-iane). Fundja si ne te gjithe, fundja si vete natyra e njeriut : askush nuk mund te jete plotesisht i mire ose plotesisht i keq !

-Titulli i filmit, “Night & Day“, na shpjegon jo pak nga qellimet artistike te regjizorit: . Edhe pse pothuaj 99% e filmit zhvillohet ditën, ne titull figuron dhe nata. Sigurisht, aluzioni eshte per ëndrrën qe (anti)heroi shikon pothuaj ne fund te filmit. Eshte endrra, pra pjesa jo koshiente e qenies njerezore qe “hakmerret” ndaj tij, ndaj nesh: Demonët (djajt), nuk na lene te qete natën. Sikur duan te na rikujtojne se si jemi gatuar, me “te mirat” e “te keqijat” tona. Dhe jo rastesisht, gruaja i thote ne krevat: “Në enderr, fole per nje grua tjeter. Hiqe mendjen nga ç’ke jetuar me pare. Mos shih më ëndrra“. Aty ka nje detaj te rendesishem : kur Sung-nam, heroi i filmit shikon enderren, para se te bjere ne gjume, kamera filmon tabllonë me qiej qe ndodhet tek koka e krevatit. Dhe fillon endrra. Kur ai zgjohet, dhe gruaja i rrefen se ç’ka folur pergjumësh (duke e keshilluar: “dhe mos shih më ëndrra“), Sung-nam nuk pergjigjet, e shikon atë me sy te mendueshëm dhe bie perseri ne gjumë. A pà tjeter ëndërr ??… . Fundi i filmit. Dhe qe mbetet i hapur per spektatorin.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s