“SEULS TWO” (“Vetëm te dy”) – komedi franceze nga Eric & Ramzy


Image result for seuls two

 

Dikur, nuk di ku, pata lexuar dikë qe dukej se vertet merrte vesh nga humori e qe shkruante: “Ne France, dyshja Eric & Ramzy jane ndofta te vetmit humoristë interesantë, por varet se si dhe kush i perdor“.

Vjet filmi im i preferuar ka qene “STEAK”, komedi ku pikerisht luajne Eric & Ramzy, por regjizor i filmit ishte dikush tjeter, gje qe me bente te mendoja se meritat i shkonin kryekeput vetem kineastit. Pa harruar faktin qe dyshja ne fjale kish luajtur ne disa komedi tmerresisht te keqija, si “Daltons, “Double Zero”, qe ishin vertet zero me xhufkë !

Por ky i fundit, “Seuls Two” (“Vetem te dy”), ka per regjizor pikerisht vete dyshen e humoristeve, te cilet luajne dhe vete ne film. Keshtu qe kete rradhe, Eric & Ramzy perdorin veten e tyre ne filmin e realizuar nga vete ata, ndaj dhe s’ka pse te kishte arsye per justifikime.

Surprize ! Eric & Ramzy arrijne te realizojne nje film te nje integriteti vertet te larte artistik! Personalisht, njoh pak komikë franceze te kene mundur te realizojne me sukses kalimin e tyre nga skena e humorit ne ate te kinemase.

Tek “STEAK”, dy komikët nuk luanin pothuaj kurre bashke; tek ky i fundit, “filmi” arrin te ekzistoje (ne kuptimin figurativ por dhe real te fjales) vetem kur jane bashke, vetem kur jane “vetem per vetem me njeri-tjetrin”, vetem kur jane “seuls au monde” ( nuk mund te shprehem më konkretisht pse, pasi kjo eshte intriga kryesore e filmit dhe qe, kur del ne pah, eshte vertet interesante- ). Dhe nuk behet fjale per intrigë debile (karakteristike per komedite e dobta), me sfond social sa per te hedhur hi syve. Dyshja “pushton” filmin, pushton ekranin e kinemase, zbraz gjithe ç’kane perreth vetes, dhe … argetohen (bejne gallatë!) neper rruget e Parisit te zbrazur !

Komedi inteligjente ! Por mbi te gjitha, e lirë : Ndjehet liria artistike e dy komikëve, per te realizuar diçka siç jua do zemra.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s