Forgetting Sarah Marshall – komedi amerikane nga Nick Stoller

 

 

“Ne fillim ishte fjala” – thote Bibla. Ne rastin tone, duhet thene: Ne fillim ishte Judd Appatow.


Ky, ne fillimet e tij kinematografike (1999) , realizoi nje seri-kult homoristike “Freaks and Geeks” (nuk e kam pare).

Me pas, Appatow realizoi dy komerdi shume te mira : ne 2006: 40 Year Old Virgin dhe ne 2007 “Knocked up” (komenti im per “Knocked Up” eshte ketu ).

Pastaj, Judd Appatow ishte producent i nje komedie qe doli vjet, dhe une e pashe veçse pardje : “SUPERBAD” (komenti eshte ne mesazhin pasardhes). ndersa kete vit ishte producent i nje komedie tjeter, qe pashe dje, e qe ka dale ne prill ne USA: quhet “Forgetting Sarah Marshall” me regjizor Nick Stoller.

Pra eshte i njejti grup me ne krye Appatow-n (si producent, kete rradhe) qe realizon nje tjeter komedi shume te mire (gjë e rralle ne filmat e sotem amerikane !!).

Filmi rrefen peripecite e nje djaloshi te ri, qe e ndan e dashura (interpretuar nga bukuroshja Kristen Bell).
Magjia e kesaj komedie, sikunder dhe e te tjerave te lart-permendura, mbetet e njejta: dashuria dhe humanizmi i pamatë i regjizorit per personazhet e tij ! Ne asnje nga filmat e “grupit Appatow” nuk ka cinizem (sikunder shpesh ne komedite amerikane), nuk ka meskineri. Situata komike, por jo tallëse.
Bravo!
web-site i filmit: http://www.forgettingsarahmarshall.com/

 


 Korrik 3, 2007
Postuar më parë nga autoriLexo Postimin
… ndersa kete vit, Jud Appatow ishte producent i nje komedie tjeter, qe pashe dje, e qe ka dale ne prill ne USA : quhet “Forgetting Sarah Marshall” me regjizor Nick Stoller.

Duhet thene diç me shume per kete komedi kaq te mire, siç eshte “Forgetting Sarah Marshall” (sa me shume kalon koha, aq me te mire e ruaj kujtimin nga ky film).

Duhet rithene qe, “Appatow Touch” (stili “Appatow”) ka sjelle diçka vertet te re ne komedine amerikane. Edhe pse ato respektojne linjat (les trames) e komedise romantike amerikane, filmat e Appatow-t jane film realiste, te ngêrthyer tek jeta. Ato nuk treten ne pellgun e nje jete te fantazmuar, te “american dream”, por ne realitet. Konform realitetit te ri, lindin edhe vlerat e reja te shoqerise qe jetojme (e qe filmat e Appatow kane meriten ti rrefejne permes ngjarjeve):
– denimi i tiranisë se seksit
– denimi i tiranise se performances seksuale
– trupi mund te jete i dhjamosur, pa muskuj, dhe ketu s’ka asgje te keqe
– puna mund te jete e merzitshme
– televizioni (si cilesi) eshte mizerabël
– fama (te qenurit i(e) njohur), fundja eshte diçka qesharake !
– ne jete, kur bejme dashni, mund te ndodhe qe edhe te mos na ngrefet menjehere, apo mos kemi orgazem, dhe ketu s’ka asgje dramatike !
– ne jete, kur bejme dashni, mund te ndodhe qe ta leme vajzen e re me barre, dhe, edhe ne kete rast, s’ka asgje dramatike !
– kur punon per nje kanal TV, nuk do te thote se je i(e) kenaqur profesionalisht ! perkundrazi !
– nje vajzë të bukur mund ta terheqë nje djalë jo fort bukurosh per nga pamja, por i kendshem (funny) dhe me sharm (charming).

Permes ketyre postulateve qe lart-permenda, regjizorët e bandes Appatow ndertojne komedite e tyre, gjithë duke i ngritur ato mbi baza strukturash klasike. Per shembull, fillimi dhe fundi i filmit “Forgetting Sarah Mareshall” jane te njejte (nje gje tipike per komedite romantike – pra dua te konfirmoj se filmi respekton strukturen e komedive romantike, pra nuk shpikin ndonje gje “te madhe” per nga struktura). Por, e reja eshte se, qofte ne skenen e pare, qofte ne ate te fundit, heroi i filmit eshte lakuriq, dhe pikerisht, ketu nderhyn “Appatow Touch” ( stili Appatow), permes njerit prej postulateve qe permenda me lart dhe qe jane, ne fakt, determinuesit e vertete te stilit ne fjale.

Edhe nje detaj te fundit: ne filmat e Appatow, vajzat (femrat, gruaja), jane inteligjente, jane ato qe drejtojne rrjedhen e ngjarjeve ne film. Krejt e kunderta me filmat pornografike !! Dhe nje gje e tille nuk eshte pak per nje komedi, po te marresh ne konsiderate impaktin llahtarisht te madh te pornos ne (nën)kulturen e njeriut te shek XXI (permes nje pjese te mire te internetit, filmave porno etj etj).

Komedite e Appatow-t jane po aq te mrekullueshme, inteligjente, jo-cinike dhe novatore sa kane qene ato te Lubitch, ketu e 70 vjet më pare !

edhe nje here BRAVO (nga ana ime!  )

 

 

Advertisements

One comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s