“My Father, My Lord”, “La Soledad” (VETMIA) dhe “El Espiritu de la colmena”

“My father my lord” – film izraelit nga David Volach

220px-My_Father_My_LordNuk me ka ndodhur ndonjehere ne kete forum ta tregoj historine e ndonje filmi nga fillmi deri ne fund, por per kete qe pashe dje, ja vlen ta tregosh (ose me sakt, ta demaskosh).

Nje djale i vogel 5 vjeçar rritet nen pushtetin e babait te tij rabin (prift hebrej, pra çifut) ne Jeruzalem. Pas nja 60 minutash filmi ku tregohet vetem se si i biri i nenshtrohet integrizmit fetar te te jatit, ky i fundit, e merr te birin dhe e çon me ne fund per pushime ne bregdet, ose me sakte, ne breg te Detit te Vdekur. Pas nje stuhie te papritur, djali vogel 5 vjeçar vdes. Babai ultra-fetar merr nje “mesim” te mire dhe fillon te reflektoje. Ketu mbaron dhe filmi ( i shoqeruar gjate gjithe kohes nga nje muzike qaramane qe te sjell zorret ne fyt).

Qellimi i filmit: per te denuar integrizmin ultra-fetar te te bababit, filmi “detyrohet” te vdese femijen 5 vjeçar (me pretekstin se “ne film jemi, nuk jemi prej verteti” )! Hajde moral hajde…
U habita si durova e qendorva deri ne fund te filmit, po thuaj zgjaste veçse 70 minuta…


“La Soledad” (VETMIA) – film spanjoll nga Jaime Rosales

Ndersa sot pashe nje film spanjoll, pothuaj po aq i keq sa ai i djeshmi.

Film qe gjoja merr persiper (ne 2 ore e 10 minuta !!) te na tregoje vetmine ne kohet moderne (filmi titullohet “VETMIA“) , permes dy ngjarjeve paralele te dy familjeve spanjolle.
Vetmi i thençin ! Personazhet bejne llap-llap gjithe kohes (ç’popull llafazan keta spanjollet  ), flasin e flasin pa pushim, nderkohe qe s’ka nje imazh te vetem ne film qe te flase me gjuhen e tij, pra me gjuhen e imazhit.
Gjoja personazhet jane te vetmuar ne vetvete, ne mendjen e tyre… Po ore po… shto uje, shto oriz, dhe behet filmi.

Me duket se spanjollet s’kane kinematografi dhe pike. Edhe i madhi Bunuel, filmat e tij i beri me se shumti ose ne Meksike ose ne France… (nuk po flas per Almodovar, per te cilin jo vetem nuk jam ndonje fans i thekur, por mendoj se nje pjese e filmave te tij me se shumti jane te damarit komercial se sa gje tjeter…). Si duket, spanjollet s’kane lindur per te bere filma:duhet te beje kohe shume e mire ne Spanje, keshtu qe mileti nuk para mbyllet neper sallat e erreta te kinemave 


.

 Korrik 7, 2008

Citim Rrofsh mor autor qe u tregove vendin ketyre spanjolleve…jo per gje po sa here qe ambasada spanjolle, ketu ne Tirane, (pavaresisht se i falenderoj per angazhimin) ka organizuar te shtuquajturat “Javet spanjolle te filmit”, dilja nga salla e kinemase me ndjesine e boshesise qe me shoqeronte nga pas…te gjithe filmat njelloj…bresheri fjalesh dhe asgje tjeter…

Pergjithesisht, “javët e filmit” te nje vendi ne nje vend tjeter (dmth, edhe ne Tirane), jane mediokre, sepse jane konsensuale. Keshtu qe, ne pergjithesi, nuk duhet pritur ndonje gje e madhe nga “javet e fimit”…
Jam i bindur se, nese vitin tjeter spanjollët, nese organizojne javen e filmit, do shfaqin patjeter “La soledad” (“Vetminë), per tre arsye te thjeshta, por te nderlidhura: se pari, se eshte gjoja “film autorial” (me cilesi, me demek); se dyti, sepse ka fitu ne Spanje nje bataljon me “Goya” (qe jane OSCAR spanjollë), se treti, sepse konfirmon bashkejetesen e dy arsyeve te para, dmth eshte gjoja shembulli tipik i bashkejeteses midis “filmit autorial” dhe “filmit qe fiton çmime” (ç’te bejne dhe spanjollët aman: kane pare francezët qe u japin CESAR (oscar francez) filmave autoriale te Kechiche (“l’esquive”, “la graine et le mulet”), dhe bejne dhe ata si frëngjit… ).

Problemi i “La Soledad” eshte se eshte film rrenacak, pra ben me zor sikur eshte film autorial, ben sikur eshte film artizanal (nderkohe qe aktorja kryesore, qe perpiqet me demek te luaje si amatore, ne fakt eshte super-star ne Spanje !! ). Ose muzika: si duket, regjizori i filmit ka marre vesh qe Tarkovski thoshte qe ne vlefte absolute, nje film nuk ka nevoje fare per muzike, qe te mos manipulohen emocionet e spektatorit dhe s’ka vene asnje note muzike ne film (nderkohe qe psh, filmat e Terrence Malick “notojne” ne muzike, por jane te mrekullueshem, sepse ne asnje moment, muzika nuk eshte ilustrative, por pjese integrale e filmit).

Ne kete prizem thoja qe eshte film qe shtiret (hiqet).

Citim Postuar më parë nga fuorisync
…perjashto Viktor Erice (duhet patjeter te shikosh “El sur”) dhe deri diku Carlos Saura

Ah Victor Erice ! Pa dyshim, gjeniu i kinematografise spanjolle ! Por problemi i tij eshte se ka bere tmerresisht pak filma: vetem 3 ne 30 vjet ! Une kam pare dy, “El Espíritu de la colmena” (“Shpirti i hojeve te bletëve”- “L’esprit de la ruche” – “The Spirit of the Beehive“) i vitit 1973 dhe “El Sol del membrillo” (“Endrra e dritës”, “Le Songe de la lumière”- “The Dream of Light”) i vitit 1992. Nuk e kam pare asnjehere “El Sur” (“Jugu” – “Le Sud”).

Për “El Espiritu de la colmena” (“L’esprit de la ruche”) kam nje debolesë te veçante. Bashke me “Ku eshte shtepia e shokut tim ?” te Kiarostamit do ta cilesoja si nje nga dy filmat me te bukur ne bote, qe ka ne qender nje femi ! (por qe nuk eshte “film per femijë” !!).

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s