“THE HAPPENING” – film amerikan nga M. Night Shyamalan

 

 

Dje (e premte, 13 !) ka dale njekohesisht neper kinema ne Europe dhe USA filmi i ri i M. Night Shyamalan “The happening” te cilin shkova dhe pashe dje.
Sot ja rekomandoj gjithkujt qe mund ti jepet mundesia ta shikojë.

Se pari, dy fjale per regjizorin, Mister Shyamalan.

Lindur ne Indi, rritur ne USA, Night SHyamalan, regjizor kontraversal, e konsideron veten regjizor te veçante, pra jo dokushdo. Famën e fiton shume shpejt, qe ne moshen 29 vjeçare, me filmin e tij te trete “The Sixth sens” ne 1999 (ju kujtohet Bruce Willis dhe djali i vogel ?? )

 Nga disa, Shyaman konsiderohet si trashegimtari i vetem i denje i Alfred Hitchcock-ut, pra i thriller-it (suspens-it) ne kinema dhe mjeshter i “twist ending” (twist final – dmth qe fundi i filmit eshte krejt i papritur).
Pas “The sixth sens” (Sensi i Gjashte), 1999, regjizori realizon:

Unbreakable – ne 2000 (perseri me Bruce Willis)
Signs – ne 2002 (me Mel Gibson)
The Village – ne 2004 (me Bryce Dallas Howard dhe Joaquin Phoenix )
Lady in the Water – ne 2006 (perseri me Bryce Dallas Howard )

Nga keto filma te tij, me pelqen veçanerisht “THE VILLAGE“, te cilin personalisht e konsideroj si te vetmin film ne bote qe rrefen (pa dashje !) historine e izolimit 50 vjeçar te Shqiperise nen diktatures e Enver Hoxhes.

Tani te vijme tek filmi i fundit i tij, qe ka dale njeheresh ne shume shtete te botes, pra: “THE HAPPENING” (“Phénomènes” – ne frengjisht).
Ajo qe eshte e “çuditshme”, eshte se ka dy trailer te ndryshem per kete film:

– I pari, i adresohet nje publiku te gjere dhe eshte “soft”: http://fr.youtube.com/watch?v=4fwccFTJIdo

– I dyti: i ndaluar per moshat nen 16 vjeç : http://fr.youtube.com/watch?v=WMiVfzBAb-Y

Jo rastesisht e permenda faktin se ka dy TRAILER te ndryshem per kete film. Ne fund te filmit, te krijohet pershtypja se filmi (ai qe shfaqet ne kinema!) me shume se veper e regjizorit Shyamalan, eshte veper e kasaphanes (thertores) te producentëve te 20th Century Fox. Filmi mu duk i gjymtuar, montazhi duket “bizarre” (i çuditshem), si rralle ne ndonje film te regjizorit.

Nuk mund te flas shume per filmin, per te mos zbuluar te fshehtat e tij, por duket se padyshim kemi te bejme me nje fare remake te “Birds” (Zogjtë) te Hitchcock.

Web-site i filmit: www.thehappeningmovie.com/

Ne foton e meposhtme: regjizori Shyamalan dhe aktori kryesor i filmit, Mark Wahlberg.

 


Qershor 15, 2008
… Studiot amerikane edhe kur filmi s’ben fare kane te pakten e te paktes “mendje-dritesine” per ti perpunuar filmit nje paketim joshes (montazhi, rrjedhshmeria e filmit ne pergjithesi, efektet e te tjera me radhe

Dakort ne princip, por ne rastin e Shyamalan-it “ngaterrohet” pak puna, sepse se pari, ai ka nje fare autoriteti autoresie te fituar (po konstatoj qe fjala “autoritet”, vjen nga “autor” !! lol), se dyti, filmat e tij, fale kesaj autoresie, eshte disi e veshtire ti “paketosh”, ti “studio-amerikan”-izosh… Nuk them se eshte e pamundur, por disi e veshtire.

Shyamalan eshte nje markë (nje firme) hollywood-iane e bazuar mbi te gjitha tek suksesi komercial i filmave te tij, pra si te thuash, eshte nga te rrallet regjizore amerikane qe konsiderohet si vlere e sigurt sasiore (komerciale) por dhe cilesore (regjizor qe ka bere emer, gje e rralle per filmat hollywoodiane, qe ti e di mire, jane me se shumti anonimë). Kam frike se shkaku kryesor eshte filmi i tij i parafundit, “Lady in the water” qe korri nje sukses katastrofik komercial (e kam ripare para disa javesh ne DVD, me ka pelqy jashte mase !!! Mendoj se producentet nuk ja kane falur kete “gabim”, dhe zilet e alarmit kane rene déjà. Qofsha gabim…

Po i bej pak reklamë filmit, po vendos DVD:

…”Fenomenet” e Shyamalan-it me lane per-shtypjen e diçkaje, qellimisht besoj une, te papertypur mire, te nje fare qesharakeje (per kete as qe behet fjale)…

Ti e di mire qe filmat e Shyamalan-it gjithmone kane patur diçka prej “qesharakeje” (“Lady in the water” = nje vajze-nimf qe na u fshehka neper tubacionet e ujit te nje pishine !; ose “The Village” – nje grup njerezish qe na vendoskan t’u izolokan nga bota e civilizuar !) e keshtu me rradhe. Pra filmat e tij jane me se shumti metafore. Eshte pune tjeter qe, brenda kesaj metafore, ne vetvete, ngjarjet nuk trajtohen si fantashkencë (filma fantastiko-shkencore) por trajtohen si te verteta, reale, pra jo fantastiko-shekncore. Thene shkurt, Shyamalan nuk tregon “historira” ne filmat e tij, por rrefen fabula, “perralla”, por perralla te verteta. Pra ne kete pikeveshtrim, ai vazhdon te realizoje gjithmone “te njejtin film” (“Bird” ). Kesaj rradhe mu duk se kishte brenda edhe ca “Stalker“, pra Hichcock me pak Tarkovski. Por… te pa pertypur mire…. (nese flasim per te njejten “pertypje jo te mire…”).

 

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s