“Juventude em marcha” (Perpara, rini!) – film portugez nga Pedro Costa

  

Duke qene se më ne fund e pashe per here te dyte kete film, kete rradhe mund te shkruaj diçka per kete monument kinematografik.

Se pari, duhet shpjeguar titulli i filmit, qe eshte disi ironik: “Perpara rini !” eshte titulli i nje kenge revolucionare afrikane e perudhes se Luftes se Ftohte, e kenduar ne Kepin e Gjelber, ish-vend socialist afrikan.

Tani filmi: Pikerisht jemi ne Lisbone, ne periferite e banuara nga emigrantë te ardhur nga Kepi i Gjelber, ish-koloni portugeze, ne Afrike. Lagja e emigranteve po prishet, emigrantët do te strehohen ne apartamente te reja, neper banesa sociale !

Ne qender eshte Ventura, ky qe shihet ne foton e meposhtme, burrë tek te 60-at, emigrant i sapo dale ne pension, qe kalon kohen duke takuar “femijet” e tij, emigrantë dhe ata.

Fjalen “femijet e tij” jo rastesisht e vura ne thonjeza, sepse pikerisht ketu qendron dhe “kleçka” e filmit (parë kjo thjesht nga ana skenaristike): me te gjitha gjasat, asnje nga personazhet qe Ventura takon pergjate tre oreve te filmit, nuk duket te jete femija e tij biologjik (ndoshta me nje perjashtim te vetem !). E megjithate, ai vazhdon ti therrase: “djali im”, “vajza ime”. Dhe ata e pranojne “lojen” e Ventures dhe e therrasin “baba”!

Ventura eshte nje gjigant i thinjur, nje njeri pa mobilje (ne skenen e pare fare te filmit nje grua hedh nga dritarja disa mobilje), por nje njeri qe, me prezencen e tij, pushton hapsira te kompozuara qofte nga tavane te ulta e mure te pista (shtepite e mbetura te emigranteve), qofte nga tavane te larta e mure te bardha (banesat e reja sociale te propozuara nga shteti). Prezenca e tij të mbush shtepine !

Por Ventura eshte mbartes edhe i nje historie te hidhur, i nje dhimbjeje : braktisja nga gruaja e tij Clotilde. Dhe nga femijet. E megjithate, Ventura eshte babai i te gjithe emigranteve. Sepse Ventura, me gjithe mizerjen e tij ekonomike, me gjithe faktin qe kur te shtrengon doren, gjeja e pare qe te shkon ne mendje eshte ta lash atë (pra dorën), ka gjithe atributet e nje mbreti, e nje princi. Si ka mundesi ??

Ka mundesi, sepse Ventura eshte atdheu i gjithe kesaj trupe emigrantesh te ngecur keqas midis vendlindjes (Kepit te Gjelber) dhe nje atdheu te dyte, Portugalise, qe mezi i pranon si femije te saj; ai eshte atdheu i nje trupe njerezish qe kane ngecur keqas midis méthadonës (drogë) dhe realitetit.

Po si ka mundesi qe nje “plakush” i tille te fitoje statusin e nje perandori?

Ka mundesi, sepse Ventura nuk eshte nje pensionist handikap, permes te cilit ne do te mund te ndiqnim ne menyre hipokrite “ri-integrimin” e tij ne shoqerine e sotme “moderne”. Ai eshte tjeter gje : eshte nje Princ ne kurbet, qe refuzon çdo “rehabilitim social”. Sa per ilustrim, nje skene nga filmi. Ventura shkonte vizitoje apartamentin e ri qe Sherbimi Social ja ka ofruar pas kaq vitesh pune. “Rastesisht”, punonjesi i Sherbimit Social eshte edhe ai nga Kepi i Gjelber, nje bashkatdhetar “i integruar” i Ventures, i veshur ne kostum e kollare. Nderkohe qe punonjesi i tregon Ventures avantazhet kulturore dhe sportive qe do te kene “femijet” dhe “gruaja” e tij ne kete lagje te re (hajde humor hajde!!), ky i fundit, siluetë e zeze me shpine nga kamera, ngre doren ne menyre monumentale per nga muret e bardhe te apartamentit per te thene: “Aty tek qoshka ka ca merimanga !“.

Sepse ky eshte principi kryesor i nje kinematografie te tille: te aktualizojë mitin, ta misherojë (incarner) ne jeten e perditshme. Ventura eshte Ulisi i Greqise se Lashte, Kepi i Gjelbert eshte Itaka e tij. Qe nga ky çast, mbreter te botes nuk jane më as afaristët, as sulltanët e naftes, as politikanët, as… as… : por te varfërit, emigrantët, “negro”-t, “minjt e nevojtoreve” (siç ka qejf ti therrase dikush…).

Keshtu qe “Perpara rini !” arrin te fusë njeriun, qenien njerezore, tek qeniet e pavdekshme. Ha ha, ja kush na qenka arti ! Paska te bëka me pavdekesine !

Jo rastesisht, letra qe Ventura i reciton shokut te tij te dhomes (leter qe ky i fundit duhet t’ja çojë gruas se tij ne Kepin e Gjeber) dhe qe kthehet ne lejtmotiv ritmik te filmit, eshte e ngjashme me letren qe Robert Desnos, poet i internuar nga fashistet, i shkruante te dashures se tij nga kampi i perqendrimit, ne Auschwitz, ne qershor te 1944. Pra… nuk duhet harruar ! Duhet mbajtur gjalle memorja ! Duhen bashkuar qeniet njerezore perreth nje “babai” qe nuk pushon se rrefyeri historine e tij. Dhe permes rrefimit, te hysh ne histori. Ne historine e shtypjes. Dhe te mos vdesesh. Por te vazhdosh te misherohesh (se réincarner) ne jeten e perditshme, ne jeten e te gjalleve. I vdekur mes te gjallesh. I gjalle mes te vdekurish.

Por nje kinematografi e tille qe propozon te pavdekshmen, pavdekesinë, nuk ka limit, nuk ka kufi. Konkretisht, filmi vertet eshte i gjate (3 ore), por eshte aq i dendur, aq i ngjeshur, sa mund te vazhdonte e te vazhdonte ne pafundesi. Kete te mire ka arti i mirefillte: nuk ngopesh me të, desheron qe te mos kete kurre fund !

Pedro Costa (regjizori) e ka fituar bastin e tij kinematografik. 3 vjet pas shfaqjes se tij ne Festivalin e Kanës, me shume mundim, por me ne fund, filmi i tij ka mundur te shfaqet ne sallat e errta te kinemase. Qe regjizori ta fitonte kete bast artistik, i eshte dashur te rishpikë artin kinematografik (réinventer le cinéma) : “Perpara rini !” ne se trouve nulle part ailleurs…!

shenim: duke mos pasur kohe, po shkruaj dy fjale per formen vizuale te filmit, qe po e permbledh me nje shembull konkret : Dy fotot e meposhteme jane dy imazhe (plane fikse) nga filmi, dy plane qe ndjekin njeri-tjetrin, qe shfaqen njeri pas tjetrit.
Nuk di cila imagjinate do te mund te perfytyronte qe keto dy plane i perkasin te njejtit film, aq te ndryshëm jane ne aparence mes njeri-tjetrit (mizerabiliteti i te parit, dhe madheshtia e te dytit). Dhe megjithate, i perkasin te njejtit film, per fatin e mire te syve te spektatorit! Kush arrin te beje art te tille, sot ne shek XXI ? Pakkush, perveç Pedro Kostes!
Aferim i qofte !

Image result for pedro costa juventude em marcha    Image result for pedro costa juventude em marcha

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s