[REC] – film spanjoll nga Paco Plaza, Jaume Balaguero


[REC] – titulli i filmit, vjen nga [RECORD] sinjali qe shfaqet ne nje kamera ku ajo regjistron.

Keshtu qe, qe nga titulli, eshte e qarte se behet fjale per nje film te tipit “Blair Witch project” ose “Cloverfield” dhe “Redacted” (kete vit), dmth film i ndertuar mbi principin e “dokumentarit-fallco” (njeri prej personazheve filmon ngjarjen dhe ne shikojme ate qe gjoja ai filmon). Jemi ne epoken e YouTube e keshtu qe nuk po merrem shume me “formen”, e po e pranojme filmin siç eshte (pra, pa e lodhur mendjen se “nuk shpik ndonje gje te re”, sepse kete gje e ka “shpikur” Blair Witch”-i ketu e gati 10 vjet më pare…

Historia:
Nje vajze e re, spikere dhe gazetare TV-je qe deshiron te realizoje nje reportazh per punen e zjarrfikseve natën, perfundon ne nje banese 5 kateshe bashke me dy zjarrfiksa, nje polic dhe banorët e pallatit. Gjithshka filmohet nga kameramani qe e shoqeron. Nje grua e moshuar ka luajtur mendsh dhe kafshon banorët e tjerë. Papritur, te gjithe personazhet gjenden te bllokuar ne shkallet e pallatit e nuk dalin dot nga banesa: policia ka rrethuar e bllokuar daljen. Arsyeja ? Nuk po e them per arsye skenaristike…

Dmth qellimi i filmit (dmth i regjizoreve qe e kane bere, e qe jane dy), eshte kallja e datës se spektatorit, ne menyren më efikase pergjate 90 minutave te filmit. Shkurt, terror ! Ka nje fare moderniteti ne kete mes: kjo fundja eshte epoka ku jetojme. Efikasitet ne argetim (ne rastin konkret, futje frike), me sa më pak shpenzime (kamera amatore).

Por ja qe filmi fillon e çalon sapo kalon faza e pare, pra ajo e prezantimit te dispozitivit te filmit (hapsira e mbyllur e shkalleve te nje pallati) dhe motorrit te tij (kamera numerike qe filmon). Benzina (skenari) eshte e cilesise se dobet, ose me sakt, regjizorët nuk quhen as Romero, as Craven… Filmi vazhdon me ide te vjedhura lart e poshte : vidh Romero-n, vidh Craven-in… (regjizore te “Zombie” e “Scream”). Por spektatorët e shkrete nuk jane kapës hajdutesh, keshtu qe hidheshin perpjete nga tmerri qe u shkaktonte filmi (http://www.dailymotion.com/video/x3c…-du-public_fun ). Nja dy here u hodha perpjete dhe une ne fakt, dhe aq më mire, se per t’u hedhur perpjete e kisha prere biletën ! 

(ps: sapo lexova se Hollywood-i paska perfunduar realizimin e nje remake te ketij filmi, pra te [REC]. Po te isha si ata, nuk do ta quaja [REC] por… [REW] ! 


web-site :www.wildsideproject.com/site/rec/

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s