“Bienvenue chez les Ch’tis” (“Miresevini tek Ch’tis”) film francez nga Dany Boon

CitimFola ç’fola per kinematografine shqiptare, te mos i veje menia njeriu se kinematografia tjeter (ajo e madhja) eshte superiore (as qe behet fjale per kete).

Parmbrëmë rimora edhe nje here tjeter konfirmimin e asaj qe ke shkruajtur më lart (qe per te qene i sinqerte, e dija, por ti e di qe une jam ca mazohist, dhe kam qejf ti shkaktoj vetes dhimbje  )

Dmth shkova pashe “Bienvenue chez les Ch’tis” (“Miresevini tek Ch’tis”).

Si fillim, do shkruaj dy fjale per fenomenin francez “Ch’tis“, sepse jemi ne forum publik…

Qe prej lindjes se kinemase, 10 filmat më te shikuar neper kinematë franceze, kane qene :

1. Titanic : 20 miljon e 760 mije bileta kinemaje.
2. La Grande Vadrouille (me Luis de Funes) : 17 miljon e 270 mije
3. Gone with the Wind (Via Col vento) : 16 miljon e 720 mije
4. The Jungle Book (libri i xhungles) 15 miljon e 290 mije
5. Once Upon a Time in the West 14 miljon e 860 mije
6. 101 Dalmatians 14 miljon e 660 mije
7. Astérix & Obélix : Mission Cléopâtre 14 miljon e 370 mije
8. 10 Commandments 14 miljon e 230 mije
9. Borebardha dhe 7 xhuxhat 13 miljon e 830 mije
10. Ben-Hur 13 miljon e 780 mije

Vijne me pas “Star war”, “Doctor Zhivago”, “Harry Potter” & company….

Qe prej nje muaji, tabela e mëlartme ka pesuar nje ndryshim jo te vogel, dhe sot qe shkruaj kete mesazh (25 prill 2008) ajo paraqitet si me poshte :


1. Titanic : 20 miljon e 760 mije
 bileta kinemaje
2. Bienvenue chez les Ch’tis : 19 miljon e 560 mije bileta kinemaje
3. La Grande Vadrouille (me Luis de Funes) : 17 miljon e 270 mije
4. Gone with the Wind (Via Col vento) : 16 miljon e 720 mije
5. The Jungle Book (libri i xhungles) 15 miljon e 290 mije
6. Once Upon a Time in the West 14 miljon e 860 mije
7. 101 Dalmatians 14 miljon e 660 mije
8. Astérix & Obélix : Mission Cléopâtre 14 miljon e 370 mije
9. 10 Commandments 14 miljon e 230 mije
10. Borebardha dhe 7 xhuxhat 13 miljon e 830 mije


Pra, filmi qe pashe parmbreme eshte pare nga gati 20 miljon spektatore duke e kthyer filmin ne fjale në filmin më te shikuar neper kinemate franceze, qe mund te rrezoje se shpejti nga froni edhe te famshmin “Titanic“. E gjitha kjo, duke patur parasysh qe popullsia franceze eshte 60 miljoneshe e kusur, dhe filmi po shihet nga gati 20 miljon frymë, pra nga gati nje e treta e popullsise! Mjafton kjo shifer per te thene qe filmieshte kthyer ne fenomen kombetar.

Ok deri ketu.Image result

Tani filmi:

Nuk prisja te shikoja “filmin e shekullit”, as ndonje komedi te mire te rafinuar, por qe filmi te ishte nje fyerje e mirefilltë ndaj asaj qe quhet ne frengjisht “comédie populaire” (pra komedi popullore, komedi per publikun e gjere), nuke prisja. Dhe i peshoj fjalët : filmi eshte fyerje ndaj kesaj lloj kinematografie. Personazhet e filmit (fimi rrefen jeten e njerezve ne Veri te Frances, qe flasin me dialekt lokal, e qe quhen “Ch’tis”), shfaqen si budallenj, si debilë, alkolikë te lindur ! Qofte dhe perzgjedhja e tyre (e personazheve), eshte e nje imoraliteti dhe budallallëku te pashoq. Rralle me ishte dhene rasti qe nje film t’i beje kaq elozhe mediokritetit, vulgaritetit, budallallëkut njerezor, qofte ai dhe ne sensin komik !

Po si ka mundesi qe filmi, i parashikuar nga vete producentët dhe regjizori per t’u pare nga jo më shumë se 2-3 miljon spektatore, eshte pare nga gati 20 miljon frymë ?

Nga pergjigjet më interesante me jane dukur ato qe insistojne tek absurditeti i nje fenomeni te tille. Megjithate, (ky eshte thjesht nje mendim imi), nuk mendoj se absurditeti eshte i vetmi shpjegim. Kam pershtypjen se në ate qe quhet Perendim (Oksident), po instalohet gjithe e më shume nje fare demo-krature, pra nje fare demokracie dikatoriale, e qe perkthehet: dikatura e sondazhit, e “popullit”, e “box office”-it, e “star academy”, e “mazhorances”. I pafshim hajrin !…

Di te them vetem nje gje: edhe Hitleri, demokratikisht u zgjodh kancelar ne 1933 


web-site i filmit : http://www.bienvenuechezleschtis-lefilm.com/

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s