“Vajtojca” (Cry Woman)- film kinez nga Liu Bingjian


I shfaqur ne France me titullin “Les larmes de Madame Wang” (“Lotet e zonjes Wang”), titulli i vertete i filmit ne fjale eshte “Ku qi de nü ren” ( 哭泣的女人 – “Cry Woman“).

Historia e filmit eshte ajo e Wang-ut, nje gruaje te re nga Pekini, e mbytur ne borxhe per shkak te te shoqit qe luan gjithe diten bixhoz, dhe qe per te fituar parà, detyrohet te praktikoje profesionin e vajtojcës, pra te gruas qe qan te vdekurit ne fshatrat e humbur te provinces kineze.

Eshte gati i pabesueshem fakti se si nje film i tille ka arritur ti shpetoje çensures kineze. Ne dukje, behet fjale per nje melodramë per fatin e keq te kesaj gruaje te re, por ne thelb, filmi eshte nje farsë, nje satire e hidhur (humor i zi) qe shfaq lakuriqesine e shoqerine aktuale kineze, ne kulmin e egoizmit te saj, e korruptuar deri ne dhimbje, e nenshtruar kryekeput vetem nga paraja, ku deri dhe vdekja (dhimbja) kthehet ne biznes.

Loja e aktores kryesore (Liao Qin) eshte e mrekullueshme: mbi shpatullat e saj te brishta bie pothuaj e gjithe pesha e filmit, te cilen ajo e mbart ne menyre te hatashme. Loja e saj do meritonte gjithe çmimet e mundshme te aktrimit (nje te tille ajo e fitoi ne Kanë, ne kategorine “Nje farë veshtrimi”), dhe kjo loje e saja do ishte e mjaftueshme per te thene fjalet me te mira per filmin (vlerat e te cilit nuk ndalen ketu, pasi talenti i te filmuarit te çdo plani eshte krejt evident !!).

ps: ne fotot e meposhtme, nuk duhet habitur nga ngjyra e bardhe: eshte ngjyra e zisë ne Kinë.

Image result for cry woman liu bingjian

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s