“Beaufort” dhe “Protokolli i Ri”

1. “Beaufort” – film izraelit nga Jozeph Cedar

  

Nje film qe konfirmon se nuk jam gabuar kur jam shprehur se keto vitet e fundit, filmat më te mire kane qene ato jug-koreanë dhe izraelitë.

Filmi rrefen ditet e fundit te nje garnizoni ushtarak izraelit ne keshtjellen “Beaufort” ne Jug te Libanit, ne vitin 2000, veçse pak dite perpara terheqjes se trupave izraelite nga jugu i ketij vendi, pas 18 vitesh pushtimi.

Ajo qe eshte interesante eshte se filmi nuk shfaq para syve te spektatorit heroikën e luftës (edhe pse te gjithe personazhet e filmit jane ushtarë), por absurditetin e saj : filmi kompozohet prej skenash “te rendomta”, bisedash “ordinere” mes ushtaresh. Imazhet flasin vete, s’ke nevoje me lexu perkthimin.
Filmi djersin sikunder ushtarët djersisin nga ankthi i te papriturava te luftes. Dhe çuditerisht, kete regjizori e ka arritur duke evituar qurravitjet dhe duke perdorur nganjehere edhe nje fare humori te hidhur. Regjizurë per tu pershendetur !

web-site i filmit: http://www.beaufort-lefilm.com/

.


.

2. “Protokolli i Ri” – film francez nga Thomas Vincent

Thriller (suspens) politik qe ka ne qender problemin e abuzimeve te industrise farmaceutike, vetem per qellime perfitimi.

98% e filmit i ngjan nje telefilmi policesk alla-amerikan. Cudia ndodh ne 5 minutat e fundit, ku filmi fiton forcën e tij te vertete (subjekti i filmit eshte tejet interesant).

Gjithsesi, nje nga ato filma qe ne fund te vitit, mezi kujtohem t’a kemi parë…

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s