“Modern Love” – komedi franceze nga Stéphane Kazandjian

Image result

Tre histori dashurish ne paralel:

1. Eriku dashuron Anën, e megjithate mendja i rri tek ex-i i tij i dikurshem me te cilen do qe ta provoje shancin edhe nje here te dyte. Ndaj dhe ndahet nga e dashura e tij. Dhe ribashkohet me ex-in. E megjithate…

2. Elsa, e zhgenjyer ne dashuri dhe qe nuk beson më se ka “burre ideal” ne kete bote, me ne fund e gjen, por Zheromi eshte… homo. E megjithate, Zheromi konvertohet ne hetero dhe nje histori dashurie lind mes tij dhe Elsës. E megjithate…

3. Vincenti dhe Marjana jane krejt te ndryshem, e megjithate, bien keqas ne dashuri me njeri-tjetrin.

Jo rastesisht nenvizova fjalen “… e megjithate“, sepse eshte çelesi i te tre historive te treguara ne film. “E megjithate”-ja eshte çelesi i Dashurive Moderne – do te na thote regjizori (titulli i filmit: “Modern Love“). Nje “e megjithate”, qe do te perkthehej “Une te dua e ti me do, e megjithate… ne kohet moderne nuk mjafton vetem dashuria“.

Ne aparence, nje komedi e stërparë dhe histori te stërdegjuara, e megjithate, mua me pelqeu shume, sepse per mua, filmi funksionon nga fillmi ne fund per dy arsye te thjeshta: nga njera ane, regjizori i ka trajtuar me humanizem personazhet e tij, nga ana tjeter, regjizori nuk ben “leshime” romantike ne skenar (edhe pse filmi eshte komedi romantike!) por i mbetet besnik qellimit te tij per te na rrefyer se ne ç’kahje shkojne ne shek. e XXI-te dashurite midis njerezve (te pakten, ne Perêndim, kuptohet).

Image result for modern love stephane kazandjian

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s