“Redacted”- film amerikan nga BRIAN DE PALMA

Image result for redacted de palma

Si fillim, kinematografia lindi ne fillim te shek. e XX per te treguar, pershkruar, (to show, to describe) boten njerezore ku jetojme. Por ja qe pak e nga pak, qellimi fillestar i kinematografise u denatyrua, dhe kinematografia sot, qe ka shkuar pothuaj e tera per lesh, ne te pakten 90% te rasteve, nuk pershkruan më (describe) boten njerezore ku jetojme, por tregon, rrefen (tell) historira te kesaj bote. Pra rrefimi, narracioni (ajo qe quhet “ana romaneske e filmave”) triumfoi mbi pershkrimin, perjetimin e kesaj bote, shkurt triumfoi mbi reflektimin, meditimin mbi boten (to think).

Megjithate megjithate, ja qe ka mbetur nje 10% qe reziston : “Redacted” (“Redaktimi, korrigjimi”), filmi i fundit i regjizorit te njohur amerikan Brian De Palma kofirmon kete gje: kinematografia per fat nuk ka vdekur ! Aleluja!!!!

“Redacted” ka dale ne tetor ne USA, ne jo me shume se 100 kinema (nga 5 mije salla kinemaje qe ka ne USA !!), dhe eshte pritur tmerresisht keq qofte edhe nga ai i pakët publik qe ka mundur ta shikoje: filmi, fitues i Luanit te argjende vjet, ne Festivalin e filmit ne Venecia, mezi ka ndenjur nje jave neper sallat e kinemave amerikane dhe mezor ka mbledhur 50 mije $ gjithesej… No comment.

Ne France filmi doli dje ne gjithesej 50 kinema, nga 1500 kinema qe ka te pakten Franca; dje, ne diten e pare te shfaqjes, salla s’ishte e mbushur as në çerek te saj, dhe 1/3 e publikut doli jashte gjate filmit. Prap “no comment”…

Pra, pothuaj askush më ne shek. e XXI nuk do te shikoje kinematografi te vertete : as nga forma, as nga permbajtja. Po i marr me rradhe:

Per nga forma, “Redacted” pothuaj revolucionarizon kinematografinë: filmi propozon nje kalim nga teatralizimi i te pavertetes (siç ndodh ne 90% te filmave), në dramatizim te se vertetes ! Pra, ne fund te filmit “Redacted” spektatori NUK thote me vehte : “ah, si me qenë e vertetë !!” (kur nje film eshte i teatralizuar aq shume, sa “ngjan” me jeten, pra “si me qene prej vërteti”), por thote: “waah, sikur te ishte film !!” . Pse ? Sepse filmi eshte aq pak, ne mos pothuaj fare i teatralizuar, sa duket sikur te jete jeta vetë !. Kuptohet, per kete, merite ka mbi te gjitha forma e gjetur nga regjizori (nuk po e zbuloj, sepse ne nje fare menyre, ketu qendron dhe “sekreti” i filmit…)

Ndersa per nga permbajtja, eshte më se evidente se ende pak-kush ne USA, por dhe kudo gjetkë ne bote, ka deshire nje shikoje me syte e tij kete te vertete, (e midis te vertetash te tjera, vietnamizimin e Irakut nga ushtria amerikane).

Nuk eshte puna qe ‘REDACTED” eshte nje KRYEVEPER kinematografike; AI ESHTE, por eshte diç më shume se kaq. “Ishte shume e vertete per ta besuar” – tha dikush…


 

Prap per “REDACTED” te Brian De Palma: 

Kisha informuar gabim kur shkruaja se filmi eshte shfaqur ne USA ne rreth 100 kinema: pas disa kerkimeve, konstatova qe filmi eshte shfaqur ne 18 nentor ne veçse 15 salla (nga rreth 5 mije qe mund te kene USA). Pra filmi mund te thuhet me plot gojën se filmi i eshte fshehur publikut amerikan, vendi ku box office eshte mbret. Objektivi duket se ka qene i qarte: filmi te mos shikohet. Pikë.

ps: portreti i producentit te filmit Mark Cuban, qe eshte dhe president i “Dallas Mavericks”, Mark Cuban, ne foto.

 

 

Duket ashiqare ne kete video te llafazanit te palodhur te Fox News Bill O’Reilly, ku ai i sulet me terbim producentit te filmit ne fjale, miljonerit amerikan Mark Cuban:

www.youtube.com/watch?v=83qPmcmt8Z4&eurl. Ose ky tjetri :

 www.youtube.com/watch?v=4A2vsA2J4eA&eurl

 


CitimAutor-o une e pashe sot. Sot doli ketu. Flasim njehere tjeter…

Hehe, prisja ta shikoje dhe te flisnim diçka. Sepse vertet ja vlen. Per me teper qe per filmin kam edhe disa rezerva, sidomos te natyres “skaneristike”. Konkretisht, per mua, pjeset më te mira te filmit jane kur De Palma filmon ushtarët qe merziten ne check-point. Do doja qe ato momente te zgjasnin ne infinit !! Jane te mrekullueshme. Per me teper qe, jam i bindur se, Iraku (nga pikeshikimi ushtarak) eshte pikerisht ajo, pritja me ore te tera duke bere roje ne check-point !
Perdhunimin nuk do ta vija. Jo se nuk ka ndodhur nje diçka e tille (eshte fakt, per me teper !!), por une nuk do ta vija. Edhe fakti qe permendet shpesh se “Redacted” mund te shihet (pikerisht, per shkak te perdhunimit) si remake i Casualties of War (Outrages- 1989) i te njejtit regjizor, nuk me duket se i rrit vlerat filmit, per arsyen e thjeshte se, Iraku nuk eshte Vietnam i dyte (jam katerciperisht i bindur per kete). Dikush mund te thote se, po, nuk eshte Vietnam i dyte nga pikeshikimi gjeopolitiko-ushtarako-ideologjiko…. etj etj, por eshte nje Vitnam i dyte nga pikeshikimi i sjelljes (behaviour, comportement) i qenies njerezore (ne rastin konkret, ushtarit amerikan). Ok, por kjo nuk presupozon se de Palma duhej me patjeter te vinte ne skene (midis plot skenash te tjera, sigurisht !) edhe skenen e perdhunimit.

Pastaj, per sa i perket anes “formale” te filmit, per te jam shprehur ne mesazhin e pare dhe mbetem po aq admirues perpara kerkimit te vazhdueshem te nje artisti te tille si De Palma. Aferim i qofte !

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s