“E quajne Sabine” – film dokumentar francez nga Sandrine Bonnaire

Image result for elle s'appelle sabine

Per te pastruar syte, shko shiko nje dokumentar te mrekullueshem qe pashe pardje (nuk po gjeja kohe ta komentoja) e qe ka dy dite qe nuk me hiqet nga mendja.
Ne France eshte nje aktore e degjuar tek 50 vjeçët e qe quhet Sandrine Bonnaire (ne foto).

Sandrine Bonnaire ka nje moter, sot tek te 40-tat, qe eshte e semure “me te meta mendore” (siç e quajme ne ne shqip ). Pikerisht, pesembedhjete apo njezet vjet mepare, edhe pse e lindur me disa probleme psiqike, motra e saj qe quhet Sabine dukej si ne kete foto:
Image result for elle s'appelle sabine

Pesembedhjete vjet me vone, pasi shtrohet ne nje spital psiqiatrik ku qendron 5 vjet, pikerisht kjo Sabine duket si ne ket foto, ne rresht te pare djathtas,me floke te shkurtra dhe me xhup te zi:

Image result for elle s'appelle sabine

Dokumentari eshte nje perzierje e filmimeve qe i ka bere aktorja e njohur motres se saj dikur, kur ishin adoleshente te dyja, dhe… sot, kur motra e saj ndodhet ne nje qender kurimi psiqiatrike.

Rralle me eshte dhene ne kinema te shikoj nje film aq sensibël, ku nje moter te filmoje motren e saj me aq dashuri, pa asnje gram voyeurizëm apo sharlatanizem (behet fjale per nje te semure psiqik, qe ne shqip jemi mesuar ti therrasim debilë…).

Ka fort mundesi qe debilë jemi ne, normalët

ne foton e meposhtme: dy motrat sot.

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s