“Zavet” – film serb nga Emir Kusturica

E pashe dhe une me ne fund filmin e ri te Kusturices.

Ne fakt, filmi nuk çalon per nga forma, ai eshte film kusturician sikunder dhe filmat e tij te meparshem (jam dakort qe tani ai thjesht perserit veten). Por per mua, problemi i filmit eshte permbajtja e tij. Dhe ajo eshte rreaksionare (fjala rreaksionar ne shqip nuk duhet kuptuar ne sensin qe i dha diktatura komuniste, pra rreaksionar=anti-komunist. Reaksionare quhet çdo gje qe eshte kunder progresit social).

Mesazhet reaksionare te “Zavet” (“Më premto”, “Promise me this“), edhe pse te fshehura (ne dukje, shikohen veçse kurva, mafioze, fshatare, gjela-deti, lopë…etj) jane:

  • poshte qyteti, poshte qytetaria. Rrofte fashatarlleku, rrofte katundaria !(qe ne kontekstin serb, perkthehet : “Rrofte Pale, kryekatundi i republika serbska, poshte Sarajevo, qender e civilizimit”
  • poshte Amerika (ne film tallet hapur me dy kullat binjake te 11 shtatorit).
  • poshte Bashkimi Europian ( nje personazh tallet hapur “me normat e vendosura nga BE-ja).
  • Poshte NATO (ne gojen e nje personazhi, degjohen aluzione tallese per NATO-n)
  • Poshte moderniteti (kur Kusturica filmon qytetin, filmon veçse vajza me xhinse te ngushta, qe i karikaturon si kurva. Ndersa per personazhin e tij kryesor, djaloshin e ri nga fshati, zgjedh nje vashez gjithe nure e bukuri !! Sigurisht, katundarët kane gusto, “dine te zgjedhin”  )
  • poshte demokracia. Personazhet e jetes politike ne filmin e tij jane veçse nje tufe me mafjoze, qe blejne tendera ndertimi me rrushfete. “Ja, u thote Kusturica serbeve, deshet demokraci ? Ja ku e keni, nje tufe me mafiozë”.
  • Poshte George Bush (nje personazh i filmit thote: “Hitleri vriste çifutët nga inati; ky i sotmi (pa ja thene emrin Bushit) vret arabet (pa ja thene emrin ketyre te fundit) nga budallalleku”

Që Kusturica eshte nostalgjik i ish Jugosllavise se Titos kjo eshte e drejte e tij, por qe kete nostalgji, keto frustracione (mllefe, siklete) t’i shfryje permes nje paçavureje te tille fundamentaliste (ikona ortodokse gjate gjithe filmit !!), cinike (tallet keqas me gra te trasha ne peshë !!), maskliste, vulgare (kulmi eshte skena e kastracionit !!), meskine, populiste, nuk ma priste mendja.

Dikur, para 10 vjetesh, mediat e akuzuan per pro serb, kur beri “UNDERGROUND”. Mendoj se ja kishin me te pa drejte. Asokohe, Kusturica deklaroi qe nuk do bente me filma. Por pas pak vitesh nderroi mendje. Te kish ndenjur me mendjen e pare, nuk do kish bere keq… Ka lënë koqen e namit me kete paçavuren e fundit…


trailer i filmit:
 http://www.dailymotion.com/video/x47…ost_shortfilms


Shkurt 8, 2008
Citim Postuar më parë nga peoples
tek Kusturica, te duket vetja ne nje koncert te tijin parizien plot aheng me trupen…

Te thosha dhe ne mesazhin pararendës: nuk eshte aq “folklorik” (“koncertal”) sa eshte ne dukje, filmi i fundit i Kusturices : eshte film plotesisht i paramenduar, i qëllimtë. Kusturica nuk eshte do kushdo : ka fituar dy Palma te Arta biri i botes. Filmi qe pé ti dhe une ka qene ne 20-shen e filmave per konkurim ne festivalin e Kanës (imagjino !!! – pra ai e di shume mire qe, edhe po beri nje film te nje cilesie kaq te keqe, prap se prap filmi i tij pranohet automatikisht ne Kanë).

Dua te them qe Kusturica di se ç’ben, di ku ecen, e di fare mire ciles ideologjie i beson (anti-perendimit, anti-demokracise, anti… ç’te duash ti). Pse, mendon se eshte “folklorike” (“koncertale”) qe fshatari serb qan me lot e me qyrre para televizorit, tek shikon nje ruse te qaje ne momentin e marrjes se medaljes se arte ne Lojrat Olimpike, nderkohe qe luhet himni kombetar rus ??
Ajo qe me “habit”, par contre, eshte se sa me marifet nje regjizor, ose me gjere nje njeri qe merret me art mund te “fshehe” qellimet e tij, ideologjite te cilave i beson dhe me sa mllef mund t’i shprehe ne vepren e tij. Gjithe duke na thene : “oh, kemi te bejme me nje perrallë, (un conte), me nje “koncert”, merreni me te qeshur !” 

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s