“Body Rice” – film portugez nga Hugo Vieira da Silva

Ne jug te Portugalise, nje grup rinor i derguar per riedukim nga Gjermania,vazhdon plot pasion jeten rinore.Dielli percellon,teknoja dridh dhe me shume gjakun neper damare, duhani percillet dore me dore, kuptohet i perzier me barera trullosese, qenjte tefusin tmerrin me turirin e tyre te nevrikosur,vajza qe kane humbur ndermjet bllokimit dhe “tradhtise” qe koha po ben me jeten e tyre,disa plane te fuqishme,nje kinema e sinqerte…

E pashe sonte.
Surpriza e pare ishte fakti qe behet fjale per nje film koral, me shume personazhe “kryesore” njeheresh. Ose me sakt, me nje personazh te vetem, qe eshte bashkimi i shume trupave njerezorë ne nje trup te vetem.

Film 2 oresh, me jo pak sekuenca (ose me sakt “plan-sekuenca”) te forta, veç e veç, por qe te marra se bashku, nuk m’u duk se ja arrinin plotesisht te krijonin nje te tere. Jo se filmi bie ne estetizem (nuk eshte film “plan plan”), por nje fare peshe e vë filmin nen vete, pra sikur filmi shtypet nen peshen e tij.

Gjithsesi, regjizori i ri (filmi i tij i pare !) di te filmoje : shembull: nuk kisha pare ndonjere ne kinema qe nje regjizor te filmoje per 5-6 minuta ne bllok (1 plan-sekuence e vetme !) nje njeri qe e kap kriza e epilepsise, dhe sekuenca nuk bie ne patetizem, perkundrazi, tensioni dhe vertetesia jane evidente.

Film per tu pershendetur !
Regjizor qe duhet ndjekur çdo beje më tej.

 

web-site i filmit: http://www.clapfilmes.pt/bodyrice/

 

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s