“No Country for Old Men” (“Ketu s’ka më vend per pleq”) -film nga vellezerit Coen.

Image result

 

 CitimCoen Brothers jane artizanë te kinemase, por dhe diçka me shume.

Tani qe pashe filmin, te kuptoj më mire, dhe jam dakort. Meqe shkruajme ne nje forum publik, me lejo se pari te komentoj termin “artizanë” qe ke perdorur: nese s’gabohem, ti e thua ne nje sens disi pezhorativ, negativ, ne sensin “ustallarë”, “zanatçinj” qe ja dinë marifetet kinemase. Por me te drejte shton se “jane edhe diçka me shume se thjesht ustallarë”.

Edhe une me kete pershtypje dola nga filmi. Dhe jo rastesisht u mora pak edhe me “marifetet” (ustallarllëkun) e vellezerve Coen. Per mendimin tim, forma e filmit eshte frymezim bressonian. Por jo i shkuar deri ne fund (pas totalement assumé), kuptohet, per arsye komerciale… (qe gjithsesi, jane minore…). Por e kam fjalen vetem per formen, sepse thelbi (permbajtja) eshte e natyres apokaliptike, sikunder duhet te jete dhe romani, dhe jo i natyres spirituale (karakteristike e filmave te Bresson-it).

Biles, pas filmit bera nje germim ne web dhe zbulova ne nje interviste te tyre qe Coen Brothers na qenkan fansa te kinematografise se Robert Bresson-it (per ata qe duan te kene nje ide per ç’behet fjale, portreti i regjizorit ne fjale eshte ketu. Aq shume e adhuronin, sa ne zyren e tyre kishin te varur afishen e filmit te tij “Lancelot du Lac” !

Per ti rene shkurt, film i mire, po ja qe une preferoj radikalitetin e filmave te Bruno Dumont i cili i shkon deri ne fund bressonizmit te tij (il l’assume…), pa marre parasysh suksesin komercial. Se nuk duhet harruar se sa qe gjalle, asnje film i Robert Bresson nuk pati sukses ne publik, as edhe nje i vetem nga 13 filmat qe beri !). Ndersa ky i Coen Brothers rrezaton ne Box Office-in amerikan (aq me mire per të, ë ??!!)

nje pyetje: duke mbetur gjithmone ne llogjiken e shikimit te gjerave ne optiken amerikane: si e shpjegon ti adhurimin nga profesionistet e atjeshem te ketij filmi ( nominuar 8 here per OSCAR, dhe dy çmime te fituara ne Golden Globes), dhe injorimin total te nje filmi qe, artistikisht, gjithmone ne optiken amerikane, vlen po aq sa dhe ai : e kam fjalen per filmin “ZODIAC”. Ke ndonje ide ??? Se sinqerisht nuk shoh ndonje ndryshim artistik (qofte dhe duke i pare me syze amerikane) midis “Zodiac” dhe “NO Country…”. Ke ndonje ide ??

 

 

Shkurt 12, 2008

autori:

E qe thua ti, pardje shkova ripashe “No country for old men“. Doja vertet te kuptoja ç’fare nuk me qe dukur plotesisht e arrire ne ate film (pershtypje qe ma pat lene shikimi i pare, dhe qe per dreq, kish qene nje mbremje vone, ne darke). Pra shkova esull ne mengjes, gjithe energji e vemendje.

E pra, eshte fundi i filmit qe me “bezdis” (ça me pose problème). 80% i filmit eshte i drejtperdrejte (premier degré). Dhe eshte i mrekullueshem (besoj se eshte gjeja me e bukur qe kane bere deri me sot Coen brothers, ok). Por per çudi, rreth dy te tretave te filmit, ndodhin 3 elipse, pra çuditerisht regjizoret nuk vazhdojne më ti ndjekin kemba-kembes personazhet e tyre, por hop, 3 elipse (pra skenat nuk shikohen ne film, por supozohen — kete e them per forumasit):

3 elipset jane :

1. vdekja e heroit te filmit.
2. rekuperimi i lekeve nga Bardem ( ose me sakt, i MacGuffin-it te filmit nga Bardem –MacGuffin quhet nje objekt filmik Hitchcock-ian qe sherben si element themeltar per te ndertuar intrigën, ne nje film — kete e thashe per forumasit).
3. vdekja e gruas se heroit te filmit.

Pse keto 3 elipse ?? Pse mos me i pà keto 3 skena ?? Mos ndofta se vellezerit nuk mund te benin nje film te drejtperdrejte (premier degré) ne totalitetin e tij? (ils n’assument pas de faire un bon film au 1er degré??). Apo per tu dukur interersantë ?? (faire auteur, por qe mua me duket që fait poseur… )
Ky eshte i vetmi “problem” qe me krijon “problem” me filmin. Dhe qe nuk arrij ti jap pergjigje …

Po ti ç’ke pare ??

korcar:

Pse thote djali i botes. Ne radhe te pare si ndershmeri ndaj librit te adaptuar, dhe sepse eshte me e forte ne kete menyre. Ne ate pike te filmit te gjithe e dijme se ç’do te ndodhe (apo jo?). Nuk e kritikon dot filmin nga ajo ane, sepse eshte film e plote dhe i ndershem. Pastaj skena te elipsuara ke sa te duash. Qe ne fillim te filmit… (apo jo?).

Nuk e di se ç’te shqeteson. Por duhet thene se vellezerit Coen me kete film jane te ndershem me vetveten, si dhe me spektatorin (me lart pate folur per ndershmeri). (Biles, biles, neqofte se i futesh thelle analizes kupton se ç’do gje “merr kuptim”, ç’do gje eshte kuptimplote. Dhe kjo eshte e vetmja “kritike” qe une mund t’i bej filmit, se gjithçka eshte realizuar bukur, dhe ne nje fare menyre humb pak nje fare “njerzilleku”. Nuk e di a me kupton. Pra e vetmja gje per te cilen mund te kritikosh vellezerit Coen eshte t’u thuash : “Po po, bukur, bukur, por me dukeni pak si shume perfekte! Me dukeni si shume te ndershem. Dhe kam nje dyshim ne ini vertet te tille…”)

 
autori:
CitimNe radhe te pare si ndershmeri ndaj librit te adaptuar

ok, nuk e dija nje fakt te tille, nuk e kam lexuar librin.

 

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s