“California Dreamin'” – film rumun nga Cristian Nemescu

Image result

 

Në 1999-en, ne momentin e bombardimeve te NATO-s ne Kosove, nje tren i NATO-s duhet te kalonte mes per mes Rumanise, per te derguar ne Kosovë materiale ushtarake. Treni, i shoqeruar nga ushtare Amerikanë, ndalon nje nje fshat rumun. Drejtori i Stacionit te trenit kerkon dokumetat per trenin, dhe vendos te mos e lejoje atë te kalojë. Ketu fillon historia. Ketu fillon dhe filmi : Treni ndalon pergjate 3 ditesh ne fshatin rumun dhe ushtaret amerikane jetojne pergjate kater ditesh aty.

Regjizori i filmit, rumuni 27 vjeçar Cristian Nemescu vdes ne 2006-en ne nje aksident veture pak muaj pasi realizon filmin, dhe nuk arrin te jete pjesemarres ne Festivalin e Kanes 2007, ku filmi i tij fitoi Cmimin e pare ne kategorine “Un certain regard” (“Nje lloj shikimi”).

Film interesant, ne vazhden e “valës rumune”, nje valë filmash rumune qe keto 4-5 vitet e fundit po fitojne gjithe e me shume reputacion. Filmi korri goxha sukses ne Kanë.

California Dreamin’ ” m’u duk entuziast per nga menyra se si shfaqet para syve te spektatorit, por per fat te keq, filmi bie jo rralle ne gracken e filmit-skeç, me”qyfyre” alla-Ballkaniko-Kusturiciane.

 

Image result for california dreamin cristian nemescu

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s