“La graine et le Mulet” (Couscous me peshk) – film francez nga A. Kechiche

Image result for la graine et le mulet

Me pëlqeu !! Por per mua, keta (psh filmi danez “After the weedding”, italiani “Mio fratello è figlio unico”, amerikani “In the valley of Elah”) pra jane filma qe te pelqejne gjate shikimit, emocioni eshte i forte,por … qe nuk kam fort deshire t’i rikthehem e rikthehem filmit, ne nje te ardhme te aftert, per shembull. Edhe pse, “La graine et le Moulet” (“Couscous me peshk”) eshte shume here më i arrire se te lartpermendurit dhe permban ne vetvete nje suspens qe eshte per t’u pershendetur. Dhe aktore amatorë per t’u hequr kapelen (edhe pse, nje çike si “shume profesioniste”, nganjehere…)

Me pelqeu menyra “Eustache” e filmit : pra flitet e flitet pa fund ne film, por jo me batuta dhe fraza pikante. Lloqe e lloqe pa fund, kete e adhurova ne film (sidomos pjesa e pare).

Jam kurioz se si mund te “kritikohet” (po e vendos gjithsesi ne thonjeza) nje film i tillë. Kam dhe une nje dyshim per nje fare “keqkuptimi”…

“Keqkuptimi” im lidhet me nje fare deshire te filmit per t’i pelqyer te gjithe llojeve te spektatoreve : edhe kinofileve, edhe jo kinofileve, edhe…, edhe … , tamam si ata njerezit qe perpiqen me gjithe forcen e shpirtit qe te jene te pelqyeshem nga te gjithe. Shkurt, nje film nje çike si më shume “human” se sa vete natyra njerezore e njeriut. Pra nje film nje çike “më katolik se vete Papa“…


Dhjetor 23, 2007

Postuar më parë nga korçar 

Nje gje me beri pershtypje, koha qe i kushtohet vajzes me origjine ruse. Ne fund te fundit pyetja eshte : pse kjo ka origjine ruse, pse me duhet ta di qe ka origjine ruse? Pse jo me origjine franceze den baba den? 

… Edhe njehere nuk arrij ta shpjegoj dot mire, mbase jam une i keqkuptuari. Por ka vertet diçka qe me shqeteson ne perzgjedhjen dhe menyren e trajtimit te shume personazheve.

Mais je suis sûr d’une chose c’est que, au-delà de tout, le premier sujet du film c’est l’identité, si ce n’était pas ça on n’aurait pas eu droit a tant de fiction autour d’un couscous…

Kur shkruaja qe “filmi duket sikur perpiqet tu pelqeje te gjitheve”, ne nje fare menyre, doja te thoja kete qe shpreh ti: filmi bie ne nje fare “politikisht korrekt”, pra ne nje fare menyre, filmi ben lojen e asaj vulgate qe eshte jopak e perhapur sot nder njerezit: ideja “nga je ti, nga jam une”. Ti ke te drejte: e pse ajo vajza ka origjine ruse ?? (dhe pothuaj nuk ka fare theks !!!). Më mire te kishte, e keshtu do t’i shkohej idese deri ne fund: eshte ruse, ndaj dhe ka kete fat! Por pikerisht, mendoj se regjizori ka vendosur qe ajo te jete ruse, sepse ka frike qe ajo te ishte franceze. Duket sikur regjizori ka frike “se mund te na shqetesohej publiku”, ose thene më troç “si ka mundesi qe nje “puro” francezeje t’ja dridhka burri i saj me origjine arabe ??”. Ne kete prizem them se ke te drejte, ka nje fare “hipokrizie” (complaisance) nga ana e regjizorit ne zgjedhjen dhe trajtimin e personazheve.

Nese tema qendrore e filmit nuk do ishte identiteti (ne sensin e origjines, kultures…), atehere po, supozimet e tua nuk do qendronin. Por, gjithshka sillet perreth nje coucscous-i !!
By the way: per koincidence, dje po shikoja disa minuta tek RAI UNO, nje emision te shkurter qe quhet “appuntamento cinema” dhe qe ben reklamen e filmave te rinj neper kinemate italiane. Ishte edhe “La graine et le moulet”. E di si quhej ne italisht filmi ? “Couscous” ! 

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s