Rruga “Santa Fé” – dokumentar kilian nga Carmen Castillo

Calle Santa Fé, nje dokumentar qe prezanton nje moment historik te Kilit. Carmen Castillo me shume talent ka arritur te kthehet ne vitet e terrorit kur Pinoceti permbysi shtetin demokratik te Allendes (me ndihmen e amerikaneve veriore) per te na treguar me shume dashuri lidhjen e saj me ate epoke (levizjen e sa majtes revolucionare MIR) dhe njerezit te cilet i besuan dhe u vetmohuan per idealet qe kishin.

Image result for carmen castillo rue santa feah ç’dokumentar !! 2 ore e 40 minuta dokumentim i historise !! Carmen Castillo, kthehet ne Kili pas 30 vjetesh, pikerisht ne rrugen ku ndodhet shtepia e saj e dikurshme, pikerisht aty ku i shoqi i saj, themelues i MIR, levizje revolucionare ne kohen e presidentit Aliende, vritet nga klika e Pinoçetit, ne prag te shtepise.

Gati 3 ore dokumentar, dhe nje pyetje e vetme : “A ja vlente gjithe ai mundim, gjitha ato sakrifica ?”.

Dokumentar i madh, sepse ne asnje moment nostalgjik. Thjesht melankolik (by the way :filmat e mire jane ata melankolikë, te keqinjt, nostalgjikë…).

Ka nje element interesant ne film: tregohen disa ushtare te Pinoçetit qe perdorin termin “farë e keqe” per te rinjt e majte te asaj kohe.
Vite rrodhen qe atehere, Muri i Berlinit rà, e majta e humbi davanë. Historia beri te veten. Por “çuditerisht”, po kjo Histori, provoi se cilet ishin vertet fara e keqe : Pinoçeti, Regan-i, Margaret Thatcher-i… Te mjeret djathtistë (flas ne sensin filozofik) : jo vetem qe kane patur historikisht pushtetin prej mijevjeçaresh, por behen si bisha kur krahu tjeter jua merr ate qofte dhe per disa vjet …. Tamam farë e keqe 

ps:  ka nje sekuence nga filmi, andej nga treçereku, kur regjizroja interviston nje çif t pleqsh kilianë tek te 70-tat, te cileve klika e Pinoçetit jua ka vrare te tre djemt : ne 83-shin dy prej tyre, dhe pastaj ne 87-en, djalin e trete. Dhe tani pleqt rroje qyqare, te vetem. Rralle me eshte dhene te shikoj ne kinema moment me prekes, me dinjitoz, me autentik, më te vertete ! (ne fakt, kam pare edhe nje here tjeter, tek ARTE, deshmine e nje gruaje kosovare ne Gjyqin e Hages, perballe Millosheviçit, te ciles ushtria serbe i kish vrare burrin dhe … të 5 femijet ! Dhe ishte gjalle. Dhe deshmonte. Dhe ishte po aq prekese, e vertete, autentike, edhe pse e filmuar thjesht nga nje kamera TV. sa dhe Milosheviçit, per here te pare gjate procesit te tij gjyqesor, ju mek goja…. )

Advertisements

3 comments

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s