“We own the night” – film amerikan nga James Gray

Sot me rekomandim të një shoqes sime para disa javësh vajtëm pamë më në fund ‘We own the night’ Hah s’ishte dhe aq i realizuar sa ma bëri ajo, por shikohej, sepse kish karakterin human në disa raste dhe të prekte. Dhe vjen një moment nga fundi ku midis rusishtes gjys të ngatërruar dëgjoj “Shumë mirë, qiti paret’…si për inerci e përsërita me zë në mes të kinemasë derisa u dëgjua ‘Shhhhhh’. Ai që e tha frazën nuk ishte karakter kryesor dhe kuptohet lekët nuk i kërkoi për të blerë karamele, ndaj dhe aq sa më bëri përshtypje të dëgjoja ngatërruar midis rusishtes dhe anglishtes,shqip, më erdhi dhe inat që s’e dëgjuam një herë shqipen kaq familjare, për diçka të mirë hah.

Nejse, nq se e keni përmendur më lart këtë film, s’ma kapi syri…


s’ka dale akoma ketu, del ne fund te nentorit. Por e pres me padurim kete film te James Gray qe ka pas bere dy filma te mrekullueshem : ne moshen 25 vjeçare, filmin e tij te pare “Little Odessa” (fitoi “Luanin e argjende” ne “Mostra di Venezia” ne 1995 ) dhe filmin e tij te dyte “The Yards” – qe e prezantoi ne Kanë ne vitin 2000. Te dy ishin thriller (suspens); me duket se dhe ky qe ke pare ti eshte thriller ( e prezantoi ne festivalin e Kanes, kete vit, ne muajin maj, dhe kritika ishte shume e mire.

Ashtu i tha mafiozi kolegut te vet : “Shume mire, qiti paret“.
Perderisa filmi rrefen histori droge ne New York-un e viteve 80 (ne 1989) dhe perderisa regjizori eshte shume besnik i kontekstit te atehershem historik te ngjarjes, i bie qe ne fund te viteve ’80, ne New York, ligjin e droges e kane pas bere mafizët rusë dhe shqiptare (ose me sakt, kosovarë). E them kete, sepse ai qe foli shqip, foli vertet me theks kosovar “qiti paret”, dhe jo “nxirri leket” (psh).

Nejse, kjo ishte sa per folklor. Sa per filmin…, ç’te them ?….

We Own The Night. Filmat e fundit qe po vijne nga USA nuk po thojne asgje, perveç trajtimit te temave me karakter politik (Lions for Lambs, In the Valley of Elah) apo hapesirave per te treguar moralitetin dhe ngopjen me te keqen qe sjell mafia e organizuar (e huaj); megjithe perpjekjet stilistike apo dramacitetin qe i fusin regjizoret, keto filma jane te dobet. U ngopem me Kumbaret e FFC, apo me te tjere filma mafioze.

Me sa duket, temat qe trajton kinematografia e nje vendi, sigurisht qe deshmon edhe se sa demokraci, por mbi te gjitha si funksionon demokracia ne nje vend.
Me sa duket, ne USA funksionon nje gjysem demokracie (gjithsesi, me shume shume defekte, me duket mua) se perndryshe, nuk kam si ta kuptoj mungesen totale te filmave me personazhe punetorë, fermerë (bujq), pensionstë, te papunë, a ku di une. Mund te duket si marksist reflektimi im, por dreqi e mori: vetem mafiozë dhe kumarxhinj paska Amerika ?? Kur shkova per ta vizituar, sikur nuk pashe !  Biles problemi NUK eshte nese ka apo NUK ka, (sigurisht qe NUK ka vetem mafiozë !!!) . Problemi eshte sesi nje shoqeri, demokratike apo jo demokratike apo gjysem-demokratike, menaxhon mjetet e saj te propagandes (vetem nje budalla nuk e di qe edhe kinematografia eshte edhe propagande !).

Une them se e amerikanët e bejne kete nga budallalleku (jam i sigurt qe ketu, ne kete forum, dhe kudo neper bote, shumica mendojne se e bejne per fitime financiare, bla bla bla). Ok, edhe ato jane arsyet, por mendimi ime eshte se arsyeja themelore mbetet mediokriteti (biles nganjehere deri dhe debiliteti) i shoqerise amerikane, pjese e te ciles eshte edhe kinematografia.

Per kuriozitet, shikoni se cilet jane 5 filmat me te shikuar kete jave ne USA, ne kinema :
1. Enchanted – filmi i krishtlindjeve nga “Walt Disney” , film debil me qellim debilizimin e trurit te popullit 
2. The Golden Compass – film-perralle, por perralle e keqe, qe dhe femijet nuk i genjen dot, e lé më të rriturit (me Nicol Kidman)
3. This Chrismas – komedi mediokër, po aq mediker sa dhe regjizoret amerikane
4. Fred Claus – idem, komedi debile
5. Beowulf – film me shpata lol

E shikoni pra qe amerikanet, sikunder dhe filmat qe bejne, jane popull goxha budalla (flas aktualisht ë, nuk po marr persiper si kane qene para 50 apo 100 vjetesh, kur pikerisht benin dhe filmat më te mire ne bote !). Ndofta fundi i kinematografise amerikane do paralajmeroje fillimin e fundit te Perandorise Amerikane ??? – Tobe ne strafkullah… lol

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s