“IN THE VALLEY OF ELAH”- film amerikan nga Paul Haggis

Image result for in the valley of elah

Iraku nuk ka Hollywood (pra nje kinostudio te stermadhe qe ti thosh me gojen e tij hallet e shtepise) dhe, në USA po afrojne zgjedhjet presidenciale (gjate te cilave Hollywood-i, si zakonisht do te mbaje anën e demokratëve – aq më mirë).
Keshtu qe nxjerrjen ne drite te djellit te qelbesirllëqeve te USA-s ne Irak e ka marre persiper pikerisht vete Hollywood-i, dhe hiç më pak hiç më shume por permes regjizorit Paul Haggis, regjizor i filmit te njohur “CRASH“, fitues i Oscar 2006.

Nje pensionist, ish-oficer i ushtrise amerikane, republikan i thekur (luajtur nga Tommy Lee Jones) , niset ne kerkim te birit te tij ushtar ne New Mexico (shtet ne jug te USA), i kthyer prej 4 ditesh nga Iraku por qe eshte zhdukur qe prej 3 ditesh nga kazerma. Atje ne kazermen ushtarake ai bie ne kontakt me nje dedektive (Charlize Therlon) me te cilen zbulon se i biri eshte gjetur i vdekur jo larg kazermes, i prere copa-copa dhe i djegur shkrumb. Gjithshka lidhet me Irakun…

Film romanesk, por i realizuar mire. I thjeshte, por emocionues per nga historia. Te shohim si do shkojne punet ne Oscar ku tema e Irakut ka fort shance te jete qendrore (pritet filmi i De Palma-s, po ashtu me teme nga kjo lufte).

web site i filmit: http://wip.warnerbros.com/inthevalleyofelah/

 

 

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s