“Youth without Youth” (”Rinor pa qënë i ri”) film amerikan nga F. F. Coppola

Image result

“U mbars mali dhe polli nje mi” – thote nje fjale e urte shqiptare. Keshtu dhe puna e Coppolës.

Pasi ndenji nja 10 vjet pa bere asnje film, Coppola i “Kumbarit” dhe i “Apocalips Now”-t na ka bere nje film te ri, qe ne USA del ne fillim te dhjetorit “Youth without Youth” (”Rinor pa qënë i ri”).

Per mua, Coppola me kete film eshte patetik, grotesk (qesharak) dhe kiç (kitch)!

Ndonje fans i madh i filmave te tij as kam qene dhe as nuk jam, tash e tutje do jem edhe më pak. Megalloman ishte, megalloman mbeti…

By the way: Ne kete forum, para nja dy vjetesh, dikush pati hapur nje debat duke thene qe Kusturica eshte nje regjizor zero me xhufke, sepse Coppola, kur e takoi ne Festivalin e Kanes, i tha “Nuk kam degjuar ndonjehere te flitet per ty, as ndonje film tëndin nuk kam pare”.

Asokohe, shpjegova ne forum se faji nuk eshte i Kusturices (filmat e te cilit i kam pelqyer pjeserisht, disa po e disa jo), por faji ishte i Coppolës, qe nuk ja var më kinematografise dhe merret vetem me disa produksione (bente producentin e disa filmave) dhe nuk ben më vetë filma. Ose merret me bërje vere nga rrushi kalifornian…
Paskerkam pasur te drejte! Filmi i fundit i Coppolës konfirmon qe kinematografia e tij (menyra e tij e te berit film), ka mbetur ne vitet ‘80. Me siguri, Coppola nuk ja ka haberin se ç’prurje te rendesishme dhe te reja kane sjelle regjizore te tille qe kane lënë emrin e tyre ne krijimtarine kinematografike te 20 viteve te fundit, si Hou Hsiao Hsien, Abas Kiarostami, Nanni Moretti, Aki Kaurismaki, Bruno Dumont, Hong Gang-soo, Philippe Garrel, Takeshi Kitano, Gus Van Sant, David Lynch, Jean Claude Brisseau, Jim Jarmouch… et j’en passe…

web site i filmit: http://www.ywyfilm.com/


 

Korrik 14, 2015

Ky eshte filmi i pare i Coppola-s, pas pothuaj 10 vjet heshtje (1997-2007). Dhe shenon ‘jeten’ e dyte artistike te tij (2007- deri me sot : “Tetro”, “Twix”  – filma me buxhet te ulet, bere më se shumti ‘per qejf’).

Filmi ka momente qe prekin gati-gati grotesken (le pastaj qe andej nga gjysma e tutje, filmi futet derrçe në ezoterizem torollak). Por duke qene regjizor me talent, Coppola realizon disa momente fuliginous, disa shkendija artistike fort interesante.

Kur e kam pare per here te pare “Youth without youth”, e kam pas bere qepazé  smiley ; e kam ripare para nja dy vjetesh dhe mendoj ato qe shkruajta me lart

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s