“Auf der anderen Seite” (“Ne anën tjeter”) – film gjerman nga Fatih Akin

Nje gje te mire ka kinematografia : konfirmon se nga shkojne rrjedhat e kohes. Dua te them qe, duke pare filmin “Ne anen tjeter” (fitues i çmimit te skenarit me te mire ne Festivalin e Kanes, 2007), bindesh qe rrjedhat e kohes aktuale, te pakten ne Europe, çojne per nga perzierjet e popujve dhe nacioneve. Konkretisht, eshte me se flagrante qe nese Fassbinder-i, regjizori i madh gjerman i viteve ’70-80 do te kete nje dite nje trashegimtar te denje artistik ne vendin e tij, pra ne Gjermani, ai nuk do te jete më nje gjerman “puro”, por nje nje turko-gjerman. E kam fjalen per regjizorin e filmit ne fjale, e qe quhet Fatih Akin.

Fatih Akin, regjizor i ri tek te 40-tat, gjerman per nga nenshtetesia por i lindur nga prinder turq, eshe padyshim emri me i forte i kinematografise aktuale gjermane, por qe per te qene preçize, duhet thene: kinematoigrafi turko-gjermane. Pikerisht, kete perzierje, kete trazim personal, ai e shfaq ne menyre te mrekullueshme edhe tek filmi i fundit (“Ne anen tjeter” , ose “Auf der anderen Seite“, ose “De l’autre soté” ose “The edge of Heaven“) sikunder e kish shfaqur tashme 3 vjet me pare me filmin e tij “Head On“, fitues i atehershemi festivalit te Berlinit.

Ka nje rrjedhshmeri filmike te admirueshme ne film. Pjesa e pare (filmi ka 3 pjese ne vetvete), eshte totalisht Fassbinderiane dhe per mua eshte me e mrekullueshmja e gjithe filmit! Nga ana tjeter, Fatih Akin eshte nga te rrallet regjizore te sotem qe arrin te bashkoje ndjenjat dhe politiken (filmi zhvillon ngjarjet sa ne Gjermani, aq edhe ne Turqi) ne menyre kaq dinjitoze !

Bravo !

 

 


Janar 9, 2018

STALKER

Citim filmi i huaj ket vit u zgjodh puna e Fatih Akin dhe kuriozitet…
Vjet u zgjodh “Elle” i Verhoeven po s’jam gabim, qe perben nje vendim te  respektueshem patur parasysh c’jane Globes.

Ai eshte filmi i fundit i hajrit qe ka bere ai regjizor. Qe prej tij, Akin rreshton hiçet njeri pas tjetrit. Ky qe u zgjodh si filmi me i mire i huaj ishte ne Kane ne konkurim per palmen e Arte. Nje tmerr (dhe turp) i vertete.

ps: “Lala land” i qafshim hallin, meritonte te pakten nje 6 çalamane. keto te ketij vitit jane beterr e shkuar beterrit

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s